Ngërçi politik në Kosovë, Albin Kurti sulmon opozitën: Struktura politike të prapambetura

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ashpër kundrejt anëtarëve të Parlamentit pas dështimit për të 24-tën herë të konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi palët politike nuk bien dakort për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.

Kurti është shprehur se ky është një reflektim i qartë se kemi të bëjmë me struktura hirearkike të prapambetura, ndërsa shprehet se në këtë rast nuk po respektohet as vullneti i popullit, referuar këtu se Albulena Haxhiu, e cila pritet të zgjidhet kryetare Kuvendi, është ndër gratë më të votuara në zgjedhjet e 9 shkurtit në të zhvilluara në vend.

“Kjo situatë reflekton përballjen me struktura hierarkike, patriarkale dhe të prapambetura. Lufta kundër kryetares së GVV-së nuk është vetëm përplasje politike apo partiake, por edhe përballje gjinore. Gruaja që është votuar më së shumti nga populli i Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit është Albulena Haxhiu. Në vend që ta respektojnë popullin, e sulmojnë Albulenën,” tha Kurti.


Shtuar 31.05.2025 22:50

Tags: ,