Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se nesër në autoudhë do të vendoset kufizim i përkohshëm për automjetet që transportojnë mallra dhe kanë masë totale mbi 20 tonë.
Të lidhura
None found
Vendimi do të hyjë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta që parashikohet të arrijnë në 32 gradë Celsius ose më shumë.
Automjetet e kësaj kategorie do të mund të lëvizin pa pengesa në rrugët nacionale, rajonale dhe ato lidhëse.
Kufizimi nuk përfshin mjetet e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet emergjente dhe automjetet që u përkasin institucioneve shëndetësore.
Operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të automjeteve, ministria u ka kërkuar të respektojnë masën dhe të organizojnë lëvizjet e tyre sipas orarit të përcaktuar.
