“Nëna ka vuajtur me mua”, Atdheu flet për sëmundjen: Vuajta 5 vjet

Atdhe Xharavina është një ndër personazhet më të dashura për publikun shqiptar.

Ai ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku tregoi se kur ka qenë i vogël ka vuajtur për shumë kohë nga një sëmundje kockash.

Atdheu tregoi se për 5 vite ishte në terapi dhe ka vuajtur së bashku me të edhe nëna e tij, por kur vendosi të shkojë jashtë doktorët i dhanë disa tableta që për 2 javë e shëruan.

“Kur kam qenë i vogël kam pasur një sëmundje kockash. Për nja 5 vite kam marrë terapi shumë të fortë dhe e di sa shumë ka vuajtur nëna për mua. Pas 5 vitesh ika jashtë sepse u bë keq ajo gjendje dhe atje me tableta për 2 javë e kalova. Pra 5 vite kalova vuajtje kot sepse nuk ishte ajo që pretendonin doktorët”, tha Atdheu./albeu.com


Shtuar 7.10.2022 08:39