Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, është takuar në Zagreb me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq.
Të lidhura
None found
Gjatë vizitës në kryeqytetin e Kroacisë, Sørensen mori pjesë edhe në Konferencën e Ambasadorëve të Kroacisë, ku u diskutua mbi zhvillimet e dialogut dhe mundësitë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në X, emisari evropian e cilësoi kënaqësi pjesëmarrjen në këtë konferencë dhe takimin me kryeministrin Plenkoviq.
“Një kënaqësi e vërtetë të flas në Konferencën e Ambasadorëve të Kroacisë dhe të shkëmbej pikëpamje me Kryeministrin Andrej Plenkoviq”, ka shkruar Sørensen.
Ai vlerësoi gjithashtu përkrahjen që Zagrebi i ka dhënë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, si dhe përkushtimin e Kroacisë për avancimin e procesit të normalizimit.
“Mirënjohës për mbështetjen e fortë të Kroacisë për Dialogun dhe angazhimin e saj për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar emisari evropian.
