“Në Kosovën e shpirtit”, Luana Vjollca sapo bleu vilën super luksoze (FOTO LAJM)

Pasi shijoi në maksimum pushimet e saj verore (të vonuara për shkak të punës), moderatorja Luana Vjollca ka llastuar veten e saj me një blerje të re.

Bëhet fjalë për një vilë në një zonë të njohur të Kosovës, ku kanë marrë shtëpi edhe disa personazhe të tjerë të njohur të ekranit si Ledri Vula, Lumi B, Blero, Capital T etj.

“Tashmë edhe me një banesë në Kosovën time të shpirtit”- shkruan moderatorja duke gëzuar fansat e saj në Kosovë, që tashmë do ta kenë më pranë Luanën dhe do të mund ta takojnë më shpesh.

Ajo ndau gjithashtu pamje nga zona e vilave, duke i kërkuar ndjekësve të gjejnë cila është vila e saj.

 


Shtuar 24.09.2021 11:26