Ndizet alarmi në Kuvendin e Kosovës, mediat: Nuk dihet arsyeja (VIDEO)

 

Mësohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm në ambientet e Kuvendit të Kosovës është ndezur alarmi.

Duputetja e PSK-së, Musliu ka publikuar një video ku dëgjohet alarmi dhe ka shkruar: “Alarm në Kuvend, se din njeri a me hy brenda a me dalë jashtë”.

Media “Telegrafi” ka kontaktuar më zyrën për informim në Kuvendin e Kosovës ku kanë marrë një përgjigje se janë duke e verifikuar rastin dhe ende nuk ka një përfundim.

“Jemi duke e verifikuar rastin”, ka qenë përgjigja e zyrës.

Shtuar 26.05.2021 12:05