Categories: kosovë

Ndërron jetë ish-pjesëtari i UÇK-së, u plagos me armë zjarri në Lipjan

Fatmir Olluri, 52 vjeç, nga Dobraja e Madhe e Lipjanit dhe ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka vdekur pasi ishte plagosur me armë zjarri.

Të lidhura

None found

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e 4 gushtit në Lipjan. Sipas Policisë së Kosovës, Olluri u gjet i plagosur dhe u transportua për trajtim në QKUK. Në vendin e ngjarjes, policia sekuestroi një pistoletë bashkë me dy fishekë.

Policia bëri të ditur se më 5 gusht, rreth orës 18:45, 52-vjeçari humbi jetën si pasojë e plagëve. Me vendim të prokurorisë, trupi i tij u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti po trajtohet si “Hetim mbi vdekjen”.

Vdekja e Fatmir Ollurit ka shkaktuar reagime të shumta. Përmes kryetarit Shukri Buja, Dega e PDK-së në Lipjan i shprehu ngushëllime familjes Olluri, duke theksuar se ai ishte kthyer vullnetarisht nga Gjermania për t’iu bashkuar UÇK-së gjatë luftës çlirimtare dhe se më pas kishte vijuar angazhimin në jetën publike.

të fundit

Haxhiu paralajmëron inspektorë e gjoba për deputetët që pinë duhan në Kuvend: Era arrin deri në zyrën e saj

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje deputetëve që ta respektojnë ligjin për ndalimin e pirjes…

7 minutes ago

Partizani përballet me periudhën më të rëndë në histori, Kërnaja publikon pamjen tronditëse

Oltijon KërnajaTrajneri i Flamurtarit, Oltijon Kërnaja, në platformën sociale të komunikimit, WhatsApp, ka ndarë një “story” mjaft domethënëse, sikurse “goditëse”…

7 minutes ago

Apeli shqyrton kërkesën e Naim Murselit kundër dënimit me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

Gjykata e Apelit pritet ta shqyrtojë nga ora 11:10, ankesën e Naim Murselit kundër dënimit me burgim të përjetshëm për…

8 minutes ago

Abrashi: LVV-ja qëndron në mbështetje të protestës

Deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi kërkoi hetim penal për përgjegjësit në rastin e Arlinda Zekajt, e…

8 minutes ago

FAZ: Qasja e studentëve serbë ndaj Kosovës rrezikon ta izolojë Serbinë

Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi u prit me entuziazëm në shumë kryeqytete evropiane. Gazeta…

8 minutes ago

Real Madridi vendos çmimin për shitjen e Ferland Mendyt

Real Madridi është i gatshëm ta shesë Ferland Mendyn gjatë afatit kalimtar të janarit të vitit 2027, për një shumë…

13 minutes ago