Fshati Hallaq i Madh i Lipjanit është tronditur nga një përplasje me armë nga ku ka mbetur i vdekur një person.
Zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, i tha KosovaPress-it se në vendngjarje kanë mbetur të plagosur edhe 5 të tjerë.
None found
“Sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i Madh të Lipjanit. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë plagosur 6 persona, prej tyre një mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, i cili nuk mundur të përballojë plagët e marra nga arma e zjarrit dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, deklaroi Ahmeti.
Menjëherë pas marrjes së informacioneve për plagosje me armë zjarri, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Zyrtarisht ende nuk dihet se cilat ishin arsyet e përplasjes me armë.
Mirëpo, Ahmeti shtoi se hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.
Ish-mbrojtësi i Anglisë, Rio Ferdinand, e përgëzoi Harry Kane për fitimin e Topit të Artë 2026.Sulmuesi i Bayern Munich u…
Transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit, raportohet se ka shkaktuar debate…
Ditën e sotme, biznesmeni Ergys Agasi, është transferuar në burgun e Fierit, pas Erion Veliaj një ditë më parë. Më…
Fitorja e Listës Studentore në Serbi ka rikthyer në vëmendje zhvillimet politike në Beograd dhe ndikimin e tyre të mundshëm…
Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka deklaruar se punimet në autostradën e Gjilanit kanë arritur në afro 80%. Duke iu…
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale arreston dy persona të dyshuar për krime lufte në rastin e “Masakrës…