Kompania Waymo ka bërë të ditur se ka pezulluar përkohësisht lëvizjen e makinave të saj pa shofer në të gjitha autostradat e Shteteve të Bashkuara.
Ky veprim erdhi pas një vendimi nga shteti i Kalifornisë, i cili ndaloi qarkullimin e taksive autonome të Waymo-s në autostradat shtetërore, si pasojë e disa incidenteve të ndodhura së fundmi në trafik.
None found
Departamenti i Automjeteve i Kalifornisë (DMV) e arsyetoi masën duke theksuar një “rrezik të menjëhershëm për sigurinë publike”. Në qendër të këtij vlerësimi ishte një ngjarje e këtij muaji, kur disa automjete autonome të Waymo-s hynë në një zonë pune në autostradën “US Route 101”.
Nga ana e saj, Waymo u shpreh se po punon ngushtë me autoritetet shtetërore “me përkushtim dhe përgjegjësi për të rifilluar operacionet në autostrada”. Kompania shtoi se incidenti në “US Route 101”, në jug të San Franciskos, nuk rezultoi me të lënduar apo përplasje.
DMV-ja e Kalifornisë vuri në dukje se taksitë autonome të Waymo-s paraqesin rrezik “për shkak të hyrjeve të përsëritura të automjeteve të saj në zona ku po kryhen punime, ku ndodhen punëtorë, mjete dhe pajisje ndërtimi”.
Ndalimi në Kaliforni, që filloi të zbatohej më 11 nëntor, do të qëndrojë në fuqi derisa Waymo “t’i vërtetojë departamentit se ka ndërmarrë masa korrigjuese efektive për të adresuar mangësitë që çuan në vendosjen e këtyre kufizimeve”.
Një zëdhënës i kompanisë deklaroi: “Në përputhje me parimet tona që e vënë sigurinë në plan të parë, ne kemi kufizuar përkohësisht operacionet në autostrada edhe në tregjet e tjera ku operojmë, për të vlerësuar performancën tonë.”
Momentalisht, Waymo ofron shërbime me taksi pa shofer në 15 qytete të SHBA-së, por lëvizja në autostrada ishte e mundur vetëm në disa prej tyre, ndër të cilat San Francisko, Los Anxhelos dhe Miami.
Taksitë autonome të kompanisë mund të vijojnë të qarkullojnë normalisht në rrugët e zakonshme urbane.
Në muajin maj, Waymo tërhoqi mijëra automjete autonome në SHBA për shkak të një defekti në softuer, i cili mund të lejonte që mjetet të hynin në rrugë të përmbytura.
Po atë muaj, disa makina të Waymo-s u filmuan duke lëvizur nëpër një rrugë pa dalje në Atlanta, Georgia, në orët e para të mëngjesit.
Rey ManajPara disa ditësh, u përfol në mediat turke për largimin e mundshëm të sulmuesit Rey Manaj nga Sivasspor, madje…
Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ka përcjellë në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)…
Prodhuesi amerikan i veturave Ford po planifikon të prezantojë në vitin 2027 një kamionçinë të re të madhësisë së mesme,…
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një takim të veçantë me homologun rus Vladimir Putin ditën e enjte në…
Presidenti kinez Xi Jinping ka mirëpritur homologun amerikan Donald Trump gjatë vizitës së tij në Kinë, duke shprehur shpresën për…
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë…