Categories: Uncategorized

Sulmi në Lipjan, tre nga të plagosurit në gjendje të rëndë

Tre persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore pas sulmit që ka ndodhur sot rreth orës 07:00 në fshatin Hallaq i Madh të Lipjanit. Dy të tjerë janë në gjendje më të lehtë, e një tjetër pas mjekimit është liruar për në shtëpi.

Mjeku nga Emergjenca e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla deklaroi se të lënduarit janë në gjendje shumë të rëndë, pas kryerjes së operacioneve janë duke qëndruar në intensivë.

Të lidhura

None found

“Tre persona janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pas intervenimit në sallë të operacionit ata po trajtohen në intensiv. Ndërkaq dy të tjerët janë duke u trajtuar, dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa një tjetër pas trajtimit të marr, i cili ishte shumë lehtë i lënduar është liruar për në shtëpi”, ka thënë Syla.

Si pasojë e sulmit ka vdekur një person, dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Telegrafin rastin në Lipjan, ku si pasojë e sulmit me armë zjarri ka vdekur një person.

“Sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë plagosur 6 persona, prej tyre një mashkull , shtetas i Republikës se Kosovës, i cili nuk mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe, raportohet se deri te ky sulm ka ardhur pas një zënke familjare, si pasojë e përleshjes ndërmjet fëmijëve.

të fundit

Theft of 700,000 euros at Durrës Post Office, case transferred to SPAK, suspected structured criminal group and officials with parliamentary immunity

Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ka përcjellë në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)…

28 seconds ago

Ford po përgatit një kamionçinë të mesme më ekonomike për vitin 2027

Prodhuesi amerikan i veturave Ford po planifikon të prezantojë në vitin 2027 një kamionçinë të re të madhësisë së mesme,…

47 seconds ago

APEC summit: Trump and Putin expected to meet face to face; AP: first since 2025

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një takim të veçantë me homologun rus Vladimir Putin ditën e enjte në…

47 seconds ago

Xi Jinping hosts Trump in China, Putin attacks Europe: high-level meetings on the geopolitical stage

Presidenti kinez Xi Jinping ka mirëpritur homologun amerikan Donald Trump gjatë vizitës së tij në Kinë, duke shprehur shpresën për…

1 minute ago

Waymo ndërpret qarkullimin e taksive autonome në të gjitha autostradat amerikane

Kompania Waymo ka njoftuar se ka pezulluar përkohësisht qarkullimin e automjeteve të saj pa shofer në të gjitha autostradat e…

1 minute ago

Ilir Beqaj appeals to the Supreme Court to ease the security measure, offers 2 million lekë property guarantee

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë…

2 minutes ago