Nagavci: LVV dhe LDK-ja do t’i vijojnë bisedimet, por ende pa marrëveshje në parim

Seanca konstituive e legjislaturës së 11-të do të zhvillohet më 6 gusht. Këtë e bëri të ditur deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci, pas takimit të kryetares së Kuvendit me përfaqësuesit e partive politike parlamentare.

Të lidhura

None found

Sipas saj, në këtë seancë do të ndiqet rendi i ditës i përcaktuar nga rregullorja.

Nagavci deklaroi se LVV-ja, si subjekt fitues i zgjedhjeve, është e përgatitur për konstituimin e institucioneve dhe për vazhdimin e punës me kompetenca të plota në legjislaturën e 11-të dhe në Qeverinë e Kosovës. Ajo shtoi se më pas duhet të procedohet edhe me zgjedhjen e presidentit apo presidentes brenda afatit të caktuar.

Duke iu referuar deklaratës së Lumir Abdixhikut se bisedimet me Albin Kurtin do të vazhdojnë pas përfundimit të punimeve të Kuvendit të LDK-së, deputetja e LVV-së e cilësoi këtë zhvillim si të mirëpritur.

“Ne natyrisht mirëpresim këtë vendim të Kuvendit të LDK-së dhe presim të vazhdojnë diskutimet dhe dakordimi, sepse vendi ka nevojë që sa më parë të vazhdojë puna”, tha ajo.

E pyetur nëse gjatë ditës së sotme mund të zhvillohet një takim mes Kurtit dhe Abdixhikut, Nagavci u shpreh se kjo është çështje që u takon dy kryetarëve.

“Kjo çështje vendoset mes kryetarit të LVV-së dhe atij të LDK-së”, deklaroi ajo, duke shtuar se beson që bisedimet do të rifillojnë në afatin më të shkurtër të mundshëm.

Nagavci sqaroi se deri tani nuk ekziston një marrëveshje në parim mes LVV-së dhe LDK-së.

“Deri më tani nuk ka asnjë dakordim për pozita të caktuara, por unë besoj që më e rëndësishmja është vullneti për t’i ofruar vendit institucione”, tha ajo.


Shtuar 31.07.2026 12:02

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetparkwgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort