Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, deklaroi se deri në këto momente nuk është dërguar asnjë ftesë për mbajtjen e seancës.
Të lidhura
None found
Ai tha për RTK-në se deputetët ndodhen gjatë gjithë ditës në Kuvend, por nuk kanë marrë njoftim për një seancë.
“Dita e fundit është konsumuar me deklarata të herëpashershme, të cilat nuk kanë treguar urgjencën dhe seriozitetin e situatës në të cilën gjendet sot Kosova”, u shpreh Mustafa.
Sipas tij, është vonuar edhe procedimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara për t’u paraqitur në Kuvendin e Kosovës.
