Publicisti Xhevat Musafa ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook ndaj gjashtë deputetëve të LDK-së, të cilët nuk po japin mbështetjen e tyre për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
None found
Duke iu referuar me ironi zhvillimeve në Beograd, Musafa ka ngritur pikëpyetje mbi arsyet e qëndrimit të deputetëve dhe ka pretenduar se veprimet e tyre janë në favor të interesave të Serbisë. Sipas tij, kjo situatë po cenon edhe imazhin e LDK-së dhe trashëgiminë politike të Ibrahim Rugovës, përcjell “Bota sot”.
Reagimi i plotë
Një skenar i imagjinuar, por që duket se do të mirëpritej nga grupi i gjashtë deputetëve “rebelë” të LDK-së.
Çfarë shpërblimi mund të marrin nga Beogradi gjashtë deputetët që po bllokojnë zgjedhjen e Presidentit në Prishtinë?
Në Beograd po përhapet një informacion, ende i pakonfirmuar publikisht dhe nga mediat, sipas të cilit Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i gëzuar jashtëzakonisht nga kjo ngjarje, e cila sipas tij nuk ishte e papritur, ka urdhëruar që gjashtë anëtarët dhe deputetët e LDK-së, të cilët kanë dalë edhe kundër vendimit të kryesisë së partisë, të pajisen me tesera të SNS-së, Partisë Progresive Serbe, si dhe të shpallen “Heronj të Popullit të Serbisë”. Sipas këtij pretendimi, gjashtë deputetët shqiptarë do të kishin bërë në qendër të Prishtinës një shërbim për Serbinë që nuk do ta kryenin as 60 deputetë serbë të lindur e të rritur në atë frymë.
Ndërkohë, shpirti i Ibrahim Rugovës në Parajsë po përjeton zhgënjim dhe zemërim të madh, duke parë se sa po turpërohet dhe dëmtohet LDK-ja e tij nga anëtarë dhe deputetë me një qëndrim të tillë.
Goli i Armando DobrësArmando Dobra ka gjetur golin e tij të parë me fanellën e Leyton Orient në League One,…
Dita e fundit e afatit kalimtar në Angli zakonisht sjell shumë drama, por ajo që ndodhi dje (e martë) me…
Enzo Fernández ka dhënë deklaratën e parë si lojtar i Manchester Cityt, duke shprehur kënaqësinë për transferimin dhe gatishmërinë për…
Një përshkallëzim i ri është regjistrohet në Lindjen e Mesme, teksa forcat e armatosura iraniane dhe Garda Revolucionare kanë njoftuar…
Një përshkallëzim është regjistruar në konfliktin SHBA-Iran, teksa 4 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 50 të tjerë…
Dy anije tregtare me flamur turk u përplasën në brigjet e Stambollit ditën e sotme, teksa autoritetet njoftojnë se po…