Sulmuesi shqiptar Armando Dobra ka shënuar golin e tij të parë me Leyton Orient, duke lënë shenjë menjëherë në kampionatin e tretë anglez, League One.
None found
Në ndeshjen e luajtur jashtë fushe kundër Bromley, 25-vjeçari e filloi takimin nga stoli. Trajneri e aktivizoi në minutën e parë shtesë dhe atij iu deshën vetëm gjysmë minute për të dërguar topin në rrjetë, duke festuar realizimin e parë me fanellën e re.
I transferuar gjatë merkatos verore te Leyton Orient, Dobra zhbllokoi llogarinë e tij personale pas tri paraqitjesh në kampionat. Ky ishte njëkohësisht goli i tij debutues në League One, një kategori ku ai kishte luajtur më parë me Ipswich Town mes viteve 2019 dhe 2022.
Një fillim premtues për talentin shqiptar, i cili synon të marrë gjithnjë e më shumë minuta dhe të shndërrohet në një element kyç për skuadrën angleze.
Prodhuesit gjermanë të pjesëve për vetura po orientohen gjithnjë e më shumë drejt industrisë së dronëve, mbrojtjes dhe hapësirës, ndërsa…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…
Një 60-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të një të moshuare 80-vjeçare, ka kërkuar…
Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të lejojë hyrjen e deri në 100 mijë të rinjve nga vendet e Bashkimit…
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka kritikuar deputetët opozitarë, duke i akuzuar se gjatë 12 orëve të seancës për…