Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë publike përditësimet e fundit për lëvizjet në pikat kufitare, ku në disa prej tyre janë shënuar pritje më të gjata dhe radhë automjetesh.
Të lidhura
None found
Sipas informacionit të regjistruar në orën 10:08, situata më e ngarkuar paraqitet në pikën kufitare të Muçibabës. Për automjetet që hyjnë në vend, pritja shkon deri në 60 minuta, ndërsa kolona është e gjatë rreth 500 metra.
Edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë ka pritje të konsiderueshme për hyrje, deri në 40 minuta, me kolonë që arrin afërsisht 300 metra. Në Kullë, pritja për automjetet që hyjnë llogaritet nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa radha shtrihet në rreth 150 metra.
Në Hanin e Elezit, si për hyrje ashtu edhe për dalje, automjetet presin rreth 10 minuta. Kolonat në të dyja drejtimet janë deri në 100 metra.
Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare qarkullimi është më i qetë. Pritjet kryesisht variojnë nga 3 deri në 5 minuta dhe nuk raportohen kolona të mëdha.
Sa u përket kamionëve, gjendja paraqitet e qëndrueshme në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Koha e pritjes është rreth 3 deri në 5 minuta, pa krijim të kolonave.
Autoritetet këshillojnë udhëtarët të kontrollojnë paraprakisht informacionet për situatën në kufi dhe, nëse kanë mundësi, të zgjedhin pika alternative për të shmangur vonesat.
