Categories: kosovë

Muçaj dhe Konigsberg udhëhoqën konsultimet politike mes Kosovës dhe Estonisë

Në Tallinn, Kosova dhe Estonia mbajtën Konsultimet Politike, në kuadër të bashkëpunimit mes dy ministrive të jashtme dhe përkushtimit të përbashkët për të çuar përpara çështjet me interes reciprok.

Në krye të këtyre konsultimeve ishin Ilir Muçaj, Sekretar i Përgjithshëm i MPJD-së, dhe Siiri Konigsberg, Drejtore e Përgjithshme për Çështje Evropiane në MPJ-në e Estonisë.

Të lidhura

None found

Gjatë takimeve u trajtuan raportet dypalëshe mes Kosovës dhe Estonisë, me theks të veçantë te mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit digjital, inovacionit, arsimit dhe mbrojtjes.

Dy palët ndanë gjithashtu qëndrimet e tyre lidhur me procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës, perspektivën evropiane të rajonit dhe zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor.

“Në kuadër të drekës së punës të organizuar nga z. Martin Roger, Zëvendëssekretar për Çështje Politike në MPJ-në e Estonisë, u diskutua situata gjeopolitike në Evropë, përfshirë agresionin e vazhdueshëm të Rusisë kundër Ukrainës dhe implikimet e tij për sigurinë evropiane, si dhe bashkëpunimi shumëpalësh, përfshirë temat që lidhen me Këshillin e Evropës dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.Pala estoneze rikonfirmoi mbështetjen e saj për perspektivën evropiane të Kosovës, ndërsa të dyja palët vlerësuan progresin e arritur në marrëdhëniet dypalëshe dhe shprehën gatishmërinë për të vazhduar dialogun e rregullt politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.

të fundit

Rama: Nuk ka bir nëne që gjen një qindarkë të tijën në xhepin tim! Pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për pasuri, punoj për të bërë histori

Kryeministri Edi Rama, mohoi me forcë akuzat kundrejt tij për fuqizimin e korrupsionit në institucionet shtetërore me “bekimi” dhe pjesëmarrjen…

14 minutes ago

Aliti: Kërkuam drejtësi, por morëm zhgënjim, Specialja u shndërrua në gjykatë turpi

Në Shkup po zhvillohet marshi protestues “Jo në emrin tim”, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Kryetari i…

17 minutes ago

Petrushevski: Maqedonisë i nevojitet një opozitë e fortë, jo një LSDM që fajëson OBRM-PDUKM-në

Partia në pushtet, OBRM-PDUKM po vazhdon të komentojë përplasjet në LSDM. Sipas deputetit Brane Petrushevski Maqedonisë i duhet një opozitë…

17 minutes ago

Kosova drejt skemës 3-5-2 ndaj Austrisë, Hajdari mungon në sfidën e Vjenës

Kosova pritet të zbresë me një ndryshim të rëndësishëm taktik në ndeshjen ndaj Austrisë, me Franco Fodën që mund t’i…

18 minutes ago

Forca të shtuara policore në Prishtinë para protestës së tifo-grupeve

Policia e Kosovës është mobilizuar në numër të shtuar para protestës së paralajmëruar nga tifo-grupet e Kosovës. Në sheshin “Skënderbeu”…

23 minutes ago

Kraki: Veriu i Kosovës është integruar dhe nuk kontrollohet më nga bandat apo kriminelët e luftës

Deputeti i VV-së, Nezir Kraki, ka reaguar pas arrestimit të nëntë personave në veri të Kosovës, të dyshuar për krime…

24 minutes ago