Categories: kosovë

Kraki: Veriu i Kosovës është integruar dhe nuk kontrollohet më nga bandat apo kriminelët e luftës

Deputeti i Vetëvendosjes, Nezir Kraki, reagoi pas ndalimit të nëntë personave në veri të Kosovës, të cilët dyshohen për kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve.

Të lidhura

None found

Sipas Krakit, arrestimet lidhen me një proces për të cilin ai ka folur prej vitesh dhe që e përshkruan si “çlirimi i dytë i Kosovës”, duke nënkuptuar vendosjen e institucioneve të Kosovës edhe në pjesën veriore të vendit.

Në reagimin e tij, ai tha se pikërisht për këtë arsye ka shkruar dhe ka folur vazhdimisht për çlirimin e veriut. Kraki shtoi se ndër vite, kundërshtarët dhe përfituesit e situatës e kanë keqinterpretuar këtë qëndrim, herë për euro dhe herë për dinarë, por jo në emër të Kosovës.

Ai theksoi se sot veriu është pjesë e Kosovës dhe se Kosova është një shtet serioz, duke deklaruar se ajo zonë nuk përbën më një strehë për bandat dhe kriminelët e luftës.

të fundit

Aliti: Kërkuam drejtësi, por morëm zhgënjim, Specialja u shndërrua në gjykatë turpi

Në Shkup po zhvillohet marshi protestues “Jo në emrin tim”, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Kryetari i…

2 minutes ago

Petrushevski: Maqedonisë i nevojitet një opozitë e fortë, jo një LSDM që fajëson OBRM-PDUKM-në

Partia në pushtet, OBRM-PDUKM po vazhdon të komentojë përplasjet në LSDM. Sipas deputetit Brane Petrushevski Maqedonisë i duhet një opozitë…

2 minutes ago

Kosova drejt skemës 3-5-2 ndaj Austrisë, Hajdari mungon në sfidën e Vjenës

Kosova pritet të zbresë me një ndryshim të rëndësishëm taktik në ndeshjen ndaj Austrisë, me Franco Fodën që mund t’i…

3 minutes ago

Forca të shtuara policore në Prishtinë para protestës së tifo-grupeve

Policia e Kosovës është mobilizuar në numër të shtuar para protestës së paralajmëruar nga tifo-grupet e Kosovës. Në sheshin “Skënderbeu”…

8 minutes ago

OVL UÇK expresses gratitude to Albanians seeking justice for the liberators

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje për shqiptarët nga Shqipëria dhe për mërgatën shqiptare, të cilët…

9 minutes ago

Rama: Llogaritë e Vlora Hysenit me drejtësinë është një çështje individuale, kjo nuk do të thotë se na mbyti korrupsioni!

Kryeministri Edi Rama, për Vlora Hysenin, u shpreh se kjo është një çështje individuale e llogarive të saj me drejtësinë.…

9 minutes ago