Në Shkup po mbahet marshi protestues me moton “Jo në emrin tim”, i organizuar në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
None found
Gjatë fjalimit të tij, kryetari i Këshillit Organizativ, Rafiz Aliti, e cilësoi Gjykatën e Specializuar si një institucion të padrejtësisë dhe krimit, duke thënë se pritshmëritë për drejtësi janë zëvendësuar me zhgënjim.
Aliti nënvizoi se shqiptarët e Kosovës kanë paguar një çmim të lartë për lirinë, ndërsa dënimi i çlirimtarëve, sipas tij, përbën një turp të madh dhe dëmton imazhin e shtetit të Kosovës.
“Përshëndes komandantin Abaz Gjuka-Ali Ahmetin, familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe të gjithë pjesëmarrësit. Jemi mbledhur këtu për të kërkuar drejtësi dhe për të kundërshtuar drejtësinë politike që po zbatohet nga Gjykata e Hagës, e cila u themelua nga Moska dhe Beogradi. Ajo është kthyer në gjykatën e turpit, duke i mbajtur çlirimtarët larg familjeve të tyre”, deklaroi Aliti.
Ai tha se vendimet ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së janë mbështetur në dëshmi të rreme dhe në biseda të zhvilluara në kafene, ndërsa besimi fillestar te kjo gjykatë është kthyer në një zhgënjim të thellë.
“Kosova dhe lufta e saj çlirimtare janë njollosur. Askush të mos harrojë se liria e Kosovës u fitua me sakrifica të mëdha: pati viktima mes fëmijëve, grave dhe të moshuarve, si dhe njerëz të burgosur e të dëbuar. Këto janë plagët e një populli, ndërkohë që kriminelët serbë nuk u përballën me drejtësinë. Kjo është një pabesi që nuk do ta harrojmë”, u shpreh ai. /Telegrafi/
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka denoncuar një tjetër detaj të rëndë që ka ndodhur me djalin e ri…
Antonio Conte ka lënë të kuptohet se një rikthim te Juventusi mund të ndodhë në të ardhmen. Trajneri italian, i…
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar përmes një videomesazhi në Kuvend projektbuxhetin e vitit 2027, i cili kap vlerën e 10…
Miinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha, deklaroi se vendosja e sistemit rajonal për grumbuillim të mbeturinave mbetet…
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se e ndjera Arlinda Zekaj nuk kishte kërkuar asnjëherë strehim për…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se bullgarët duhet të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.Ai tha se për…