Categories: kosovë

Kosova dhe Zvicra shqyrtojnë zgjerimin e bashkëpunimit në ekonomi, siguri dhe diasporë

Bernë ishte nikoqire e konsultimeve politike mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës.

Takimi u drejtua nga Ilir Muçaj, Sekretar i Përgjithshëm i MPJD-së, dhe Pierre-Yves Fux, Ndihmëssekretar i Shtetit në Departamentin Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës.

Të lidhura

None found

Në përbërje të delegacionit kosovar ishin Mentor Latifi, Ambasador i Republikës së Kosovës në Zvicër; Valdrin Grainca, U.D. Udhëheqës i Divizionit për Evropë dhe Bashkimin Evropian; znj. Fatmire Musliu, Zyrtare e Lartë; si dhe Gjenis Haxhimehmeti, Sekretar i Dytë.

Bisedimet u përqendruan te marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Zvicrës, si dhe te rrugët për zgjerimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional. Në diskutime u përfshinë vijimi i dialogut politik, vizitat e ndërsjella në nivele të larta dhe bashkëpunimi në sektorë me interes për të dyja palët.

Ilir Muçaj vlerësoi përkrahjen e pandërprerë të Zvicrës për zhvillimin e Kosovës dhe konsolidimin e pozitës së saj ndërkombëtare. Ai shprehu mirënjohje edhe për rolin zviceran në ruajtjen e sigurisë, përmes pjesëmarrjes në KFOR.

Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua çështjeve ekonomike, përfshirë shtimin e investimeve zvicerane në Kosovë, rritjen e tregtisë dhe lidhjet më të forta mes komuniteteve të biznesit. Palët theksuan rëndësinë e hyrjes në fuqi më 1 tetor 2026 të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë mes Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA-s, ku bën pjesë edhe Zvicra. Sipas diskutimeve, kjo marrëveshje përbën një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të raporteve ekonomike. Po ashtu, u trajtuan bashkëpunimi zhvillimor dhe projektet në mbështetje të zhvillimit ekonomik e institucional të Kosovës.

Përfaqësuesit diskutuan gjithashtu për diasporën kosovare në Zvicër, kontributin e saj në të dyja vendet dhe ndikimin në forcimin e marrëdhënieve shoqërore, ekonomike e kulturore mes tyre.

Gjatë konsultimeve u shkëmbyen qëndrime edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor, sigurinë e rajonit dhe perspektivën evropiane të Kosovës. Në kuadër të çështjeve shumëpalëshe, vëmendje mori anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës, si dhe mundësia e koordinimit të mëtejshëm me Zvicrën.

Delegacioni i Kosovës konfirmoi gatishmërinë për të vazhduar konsultimet periodike dhe për të ndjekur çështjet e diskutuara, me synimin e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

të fundit

SDSM calls for Ivan Stoilkoviq’s dismissal, accuses him of involvement in Vuçiq’s campaign

LSDM kërkon shkarkimin e menjëhershëm të ministrit Ivan Stoilkoviq, duke e akuzuar atë për pjesëmarrje në fushatë politike në Serbi…

8 minutes ago

Senate of the University of Pristina approves declaration on the war for Kosovo’s liberation

Senati i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e mbajtur dje miratoi një deklaratë në lidhje me luftën e drejtë të…

9 minutes ago

Von der Leyen visits Kosovo, meetings with Haxhiu and Kurti on the agenda

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndodhet sot në Kosovë, në kuadër të turneut të saj në Ballkanin…

9 minutes ago

Von der Leyen in Tirana: Albania must implement reforms and strengthen dialogue with society

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkoi më 30 shtator që Shqipëria të përqendrohet te zbatimi i reformave,…

10 minutes ago

After release from prison, former political prisoners in Iran face state seizure of their belongings

Kur aktivistja Sanaz Yekta u kthye në shtëpi pasi u lirua në shkurt nga burgu famëkeq i Iranit, Evin, shumë…

11 minutes ago

Trump considers temporary suspension of oil exports amid rising fuel prices

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se po shqyrton një ndalim të eksportit të naftës “çdo ditë”, ndërsa Shtëpia e Bardhë…

11 minutes ago