Morena në lidhje me 43-vjeçarin? Reagon ashpër ish-bashkëshortja e këngëtarit turk (FOTO LAJM)

Romanca e Morena Tarakut është bërë kryefjalë e mediave rozë turke. Siç thuhet, Morena është në një lidhje me këngëtarin turk, Berdan Mardini. Sipas mediave turke lidhja e tyre u zbulua pas festës së ditëlindjes që thuhet se Taraku e organizoi për këngëtarin. Madje, shkruajnë se Mardin ka thënë se tek Morena gjeti dashurinë e vërtetë, e se me të nisi të jetojë nga e para.

Para lidhjes me këngëtaren shqiptare, Berdan ka qenë i martuar për dhjetë vjet. Ai ka qenë i martuar me Fatoş Yelliler, me të cilën ka dy fëmijë.

Për këtë situatë ka reaguar ish bashkëshortja e këngëtarit e cila shkruan në Instagram:

“Një baba që kujdeset për fëmijët e tij, i ndan nga nëna, dhe i ndan eksperiencat për tjetër grua në media sociale! Është e qartë që nuk brengosesh për psikologjinë e fëmijës dhe sigurisht, mund të jesh edhe beqar në jetën tënde por nuk mendon për fëmijët tu. Është e turpshme”.

Ndërkohë, nga Morena ende s’ka një konfirmim apo kundërshtim për spekulimet.


Shtuar 9.11.2021 15:55