MMPH njofton se qytetarët do të mund t’i dërgojnë mbeturinat në deponitë sanitare

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se, në kuadër të aksionit më të madh për pastrimin e vendit, qytetarëve do t’u jepet për herë të parë mundësia që mbeturinat e tyre t’i dorëzojnë në deponitë sanitare të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK).

Sipas njoftimit, ky konsiderohet një hap i rëndësishëm në drejtim të zhdukjes së deponive ilegale dhe ndërtimit të një sistemi më të rregullt, më të sigurt dhe më të ligjshëm për menaxhimin e mbeturinave.

Të lidhura

None found

Mbeturinat nga qytetarët do të pranohen në deponitë sanitare të Mirashit, Landovicës, Velekincës dhe Dumnicës.

MMPH ka njoftuar gjithashtu se pranimi do të bëhet çdo të shtunë, nga ora 08:00 deri në 16:00, me një tarifë prej 10.31 euro për ton, ndërsa pagesa do të mund të kryhet vetëm me kartelë bankare.

Në njoftim theksohet se në deponi do të lejohen vetëm mbeturinat e parrezikshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndërsa nuk do të pranohen mbeturina të rrezikshme, toksike, spitalore, shpërthyese apo të ndaluara me ligj.

Po ashtu, ministria ka bërë të ditur se qytetarët tashmë kanë një mundësi të ligjshme për deponimin e mbeturinave, ndaj çdo hedhje e tyre në natyrë apo në vende të papërshtatshme do të trajtohet me tolerancë zero dhe do të ndëshkohet sipas ligjit. Në njoftim shtohet se mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi e secilit prej nesh.


Shtuar 24.06.2026 21:45

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingpadişahbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetzirvebetTimebetgalabetgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetgrandpashabetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet