Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme nuk do të aplikohet asnjë kufizim për lëvizjen e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Të lidhura
None found
Vendimi është marrë pasi, sipas parashikimit zyrtar të temperaturave, nuk pritet të krijohen kushtet e parashikuara në aktin që përcakton kufizimet e përkohshme të qarkullimit.
Monitorimi i parashikimeve meteorologjike do të vijojë çdo ditë nga Ministria, e cila do të njoftojë në kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë nëse do të plotësohen kriteret për vendosjen e kufizimeve.
Kufizimet për mjetet e rënda vendosen gjatë temperaturave të larta për të parandaluar dëmtimin e infrastrukturës rrugore.
