Ministria e Jashtme: Varri masiv në Kalludër dëshmon se plagët e luftës në Kosovë nuk janë mbyllur

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në rrjetin social “X” pas zbulimit të një varri tjetër masiv në Kalludër të Kosovës, duke e cilësuar ngjarjen si një kujtesë të dhimbshme se pasojat e luftës vijojnë të mbeten të hapura.

Sipas ministrisë, çdo zbulim i tillë përbën jo vetëm një mundësi për identifikimin e viktimave, por edhe një dëshmi të drejtpërdrejtë të krimeve të kryera. Eshtrat e gjetura rikthejnë nevojën që e vërteta të pranohet, përgjegjësitë të përcaktohen dhe drejtësia të vihet në vend.

Të lidhura

None found

Për familjet që prej më shumë se dy dekadash presin të mësojnë çfarë ka ndodhur me të afërmit e tyre të zhdukur, çdo identifikim përfaqëson një hap drejt dinjitetit, së vërtetës dhe drejtësisë. Ministria theksoi se Shqipëria do të vijojë të jetë në krah të Kosovës në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, në përpjekjet për drejtësi dhe në ruajtjen e së vërtetës historike, duke nënvizuar se pa të vërtetën nuk mund të ketë pajtim të qëndrueshëm.


Shtuar 31.07.2026 17:34

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetgarantigrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort