Andin Hoti, ministri në detyrë i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, ka firmosur një akt që synon të përmirësojë standardet e dialogut me publikun. Sipas këtij vendimi, çdo kërkesë, ankesë apo parashtresë nga ana e qytetarëve do të regjistrohet dhe ata do të marrin një përgjigje ose të dhëna mbi ecurinë e çështjes së tyre brenda një afati prej 10 ditësh pune.
None found
Në rast se përgjigjja nuk mund të jepet brenda këtij afati, qytetarët do të njoftohen për arsyet e vonesës dhe për kohën e parashikuar për përfundimin e trajtimit.
Hoti ka theksuar se detyrimi për të respektuar qytetarin është një obligacion për çdo zyrtar publik. Ai ka shtuar se që në momentin e marrjes së mandatit, prioriteti i tij ka qenë rritja e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve. Për këtë qëllim, janë ngritur platforma të reja për kontakt me publikun, përfshirë adresa zyrtare për ankesa, kërkesa dhe informacione, duke e bërë më të thjeshtë ndërveprimin me ministrinë.
Ministri gjithashtu ka vënë theksin në krijimin e një kulture institucionale që garanton një akses të drejtpërdrejtë, transparent dhe pa vonesa për qytetarët. “Besoj se administrata publike duhet t’i shërbejë qytetarit dhe se ministria ekziston për ta. Dua që çdo qytetar të trajtohet me respekt,” ka përfunduar ai.
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani, i cili u plagos rëndë në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në…
Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër krimit kibernetik në Afrikë, ka përfunduar me 1,462 arrestime dhe rikuperimin e më shumë…
Astronomët kanë identifikuar një kandidat të mundshëm për planet xhuxh në skajet e Sistemit Diellor, përtej orbitës së Plutonit. Objekti,…
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, po qëndron për vizitë pune në Paris, në kuadër të së cilës…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në seancën e sotme për pyetje të deputetëve i kujtoi kryeministrit Hristijan Mickoski premtimet që…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati,…