Categories: kosovë

Andin Hoti kundër aktgjykimit të Speciales: “Jo në emër tim

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Të lidhura

None found

Ai ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj aktgjykimit, duke nënvizuar se drejtësia ende mungon për babanë e tij, Ukshin Hotin, si dhe për mijëra viktima të tjera të luftës.

Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, maturinë dhe dinjitetin, ndërsa ka kërkuar që të pritet vendimi i shkallës së dytë.

“Jo në emër tim”, ka qenë përfundimi i reagimit të tij.

Hoti ka deklaruar se dënimet e dhëna sot rëndojnë mbi shqiptarët që, sipas tij, mbrojtën vendin në kohën kur Kosova po digjej, familjet masakroheshin dhe një popull i tërë dëbohej nga shtëpitë.

Ai ka përmendur me emër Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Ndërkohë, Hoti ka thënë se vazhdon të presë të vërtetën dhe drejtësinë për babanë e tij, duke theksuar se kanë kaluar 27 vjet pa u gjykuar apo dënuar askush për zhdukjen e tij dhe për torturat e keqtrajtimin që, sipas tij, ka përjetuar.

Ai ka shtuar se Ukshin Hoti është vetëm një nga mijëra rastet që presin drejtësi.

“Ku është drejtësia për mbi 1300 fëmijët shqiptarë të vrarë e të zhdukur?”, ka pyetur Hoti, duke ngritur të njëjtën çështje edhe për mbi 13 mijë civilët e vrarë dhe 20 mijë gratë e dhunuara.

Hoti ka kërkuar përgjigje edhe për të zhdukurit, familjet e të cilëve ende presin një varr ku të vendosin një lule, si dhe për personat që kryen masakra, dogjën shtëpi, përdhunuan dhe zhdukën njerëz të marrë të gjallë.

Sipas tij, dënimet e shpallura sot janë politike, ndërsa drejtësia e vërtetë për viktimat shqiptare vazhdon të mungojë.

“Në këto momente të rënda, i bëj thirrje popullit për qetësi, maturi dhe dinjitet. Zemërimi ynë është i madh, por Kosova ka nevojë për urtësinë tonë. Ta presim vendimin e shkallës së dytë dhe ta vazhdojmë kërkesën për drejtësi me kokën lart”, ka shkruar ai.

“Jo në emër tim.”

të fundit

Kurti meets with General Grynkewich

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, njëherësh…

1 second ago

Peja: 11 police officers suspended after Arlinda Zekaj’s killing in Vitomiricë

Policia e Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra…

26 seconds ago

President Justina Shiroka Pula meets British Ambassador Jonathan Hargreaves

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan…

53 seconds ago

Kurti does not clarify whether there will be dismissals after the Arlinda Zekaj case

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së sotme do të ndërmarrë masa konkrete…

1 minute ago

Murder of Arlinda Zekaj sparks calls for resignations, Gërvalla and Sveçla absent from Assembly

Arlinda Zekaj kishte urdhër mbrojtjeje, por aktakuza ndaj bashkëshortit të saj mbërriti vetëm pasi ajo u vra. Ky zbulim i…

2 minutes ago

After the suspension of the chief prosecutor in Peja and the prosecutor in the case, the KPC clarifies decisions regarding Arlinda Zekaj’s murder

Këshilli Prokurorial i Kosovës konfirmoi se suspendoi kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj dhe prokuroren Arlinda Nallbani Gacaferi si dhe që…

2 minutes ago