Publicisti Milaim Nela ka ndërhyrë sërish në diskutimet mbi Luftën Nacionalçlirimtare, duke e përshkruar atë si një përplasje të brendshme mes shqiptarësh dhe jo një lëvizje të vërtetë çlirimi.
Të lidhura
None found
Përmes një shkrimi të publikuar në platformat sociale, ai ka kritikuar ashpër studiuesit që vazhdojnë të përkrahin versionin komunist të ngjarjeve, duke i akuzuar se po u japin legjitimitet një kapitulli të errët të së kaluarës kombëtare.
Sipas Nelës, qytetarët shqiptarë ende nuk janë përballur me të vërtetën historike të asaj kohe dhe debati mbetet i burgosur i trashëgimisë ideologjike të periudhës komuniste.
Në reagimin e tij të plotë, ai shkruan se e ashtuquajtura Luftë Nacionalçlirimtare nuk mund të trajtohet si temë e hapur për interpretim, siç orvaten ta paraqesin historianët me bindje të majta.
Nela thekson se bëhet fjalë për një konflikt të pastër civil, vëllavrasës dhe kriminal, të manipuluar nga forcat serbo-sllave që themeluan dhe zotëronin partinë komuniste shqiptare, trashëgimtaren e së cilës ai e konsideron sot Partinë Socialiste.
Ai shpreh zhgënjim të thellë që edhe pas më shumë se një shekulli shtet, shqiptarët vazhdojnë të ushqehen me gënjeshtrat e të ashtuquajturve fosile të komunizmit, në vend që të mësojnë historinë e vërtetë të ngjarjeve që kanë lënë gjurmë të thella në vend.
