Categories: kosovë

Mehani sulmon PDK-në: Po e përdorni UÇK-në për interesa politike, historia do t’ju kujtojë

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hyni Mehani, ka reaguar ashpër ndaj PDK-së, të cilën e akuzon se po shfrytëzon UÇK-në dhe vendimin e 16 shtatorit në Hagë për të fituar pikë politike.

Të lidhura

None found

Sipas Mehanit, përpjekja për ta ndarë shoqërinë në “përkrahës të UÇK-së” dhe “kundërshtarë të saj” është jo vetëm e gabuar, por edhe e ulët. Ai ka ngritur pyetjen se në cilën anë do të duhej të renditeshin ata që votuan për krijimin e Gjykatës Speciale.

Ai ka kërkuar gjithashtu sqarime se përse ndryshimet ligjore, që sipas pretendimeve mund të ndikonin në vendimet e gjykatës në Hagë, nuk u propozuan më herët, por vetëm pasi u shpallën vendimet për dënime.

Mehani ka deklaruar se UÇK-ja përbën pjesë të pandashme të identitetit të Kosovës si shtet dhe shoqëri, ndërsa në krye të saj, sipas tij, do të qëndrojë përgjithmonë Komandanti Legjendar ADEM JASHARI.

Ai ka thënë se ekzistojnë persona që nuk e duan UÇK-në, por edhe të tjerë që kanë përfituar dhe synojnë të vazhdojnë të përfitojnë në emër të saj. Sipas tij, të dyja palët janë njësoj të papranueshme.

Në reagimin e tij, Mehani i është referuar edhe qëndrimeve të fundit ndaj vendimeve të Speciales, duke argumentuar se përpjekjet e tanishme nuk mund ta ndryshojnë përgjegjësinë për krijimin e kësaj gjykate.

Ai ka paralajmëruar se, edhe nëse veprimet e sotme synojnë të zbusin përgjegjësinë për gabimet e së kaluarës, historia do t’i kujtojë ata që, sipas tij, ia krijuan Gjykatën Speciale UÇK-së.

Mehani e ka mbyllur reagimin duke thënë se ky fakt nuk mund të ndryshohet dhe se personat përgjegjës do të jetojnë përgjithmonë me këtë përgjegjësi.

Reagimi i plotë:

“E neveritshme është përpjekja e PDK-së për të siguruar përfitime politike duke u thirrur në UÇK-në dhe në vendimin e 16 shtatorit në Hagë.

Tentativa për ta ndarë popullin e Kosovës mes atyre që janë me UÇK-në dhe atyre që janë kundër saj, përveçse është e neveritshme, është edhe e poshtër.

Nëse bëhet një ndarje e tillë, ku duhet ta gjejnë veten ata që votuan për themelimin e Gjykatës Speciale?

UÇK-ja është ADN-ja e qenies sonë si shtet dhe shoqëri, ndërsa në krye të saj do të jetë përgjithmonë Komandanti Legjendar ADEM JASHARI.

Ka njerëz që nuk e duan UÇK-në, por ka edhe të tillë që kanë përfituar dhe duan të vazhdojnë të përfitojnë në emër të saj. Të dyja palët janë e njëjta gjë: të neveritshme dhe të poshtra.

Nëse vendimet e gjykatës në Hagë mund të ndaleshin përmes ndryshimeve ligjore brenda dy ose tri ditësh, pse nuk i propozuat këto ndryshime më herët dhe pritët derisa gjykata të merrte vendime për dënime?

Nëse dhuna që po shfaqni sot synon të pajtojë me mëkatin tuaj, ajo mund t’ju çlirojë vetëm për një çast. Historia, megjithatë, do t’ju kujtojë si njerëzit që ia krijuan Gjykatën Speciale UÇK-së.

Këtë të vërtetë nuk mund ta ndryshoni dhe me këtë mëkat do të jetoni përgjithmonë.

Nuk mund të pastroheni prej tij.”

të fundit

Shehu shënon sërish në Poloni dhe feston golin me shqiponjë për Pavarësinë

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Juljan Shehu, ka vazhduar formën e mirë në kampionatin polak, duke shënuar për të dytën javë…

2 minutes ago

Numër me shumë peshë”, Conceicao tregon çfarë i tha Ronaldo pasi mori fanellën 7 te Juventusi

Francisco Conceicao ka zbuluar këshillën që Cristiano Ronaldo i dha pasi trashëgoi fanellën ikonike me numrin 7 te Juventusi.Në një…

2 minutes ago

Barcelona synon tre qendërmbrojtës për të përforcuar skuadrën në janar

Mediumi anglez The Athletic ka zbuluar tre objektivat kryesorë që Barcelona tentoi t’i transferonte gjatë afatit kalimtar të verës, por…

2 minutes ago

FNSH dhe autobotët shpërndajnë protestuesit, policia vendos nën kontroll sheshin “Skënderbej

Policia ka marrë kontrollin e sheshit “Skënderbej”, duke zmbrapsur pjesën më të madhe të protestuesve pas ndërhyrjes me autobotët e…

19 minutes ago

Kosova dhe Serbia përballen sonte për trofeun e Lojërave Mesdhetare të Esportit

Përfaqësuesja e Kosovës në Counter-Strike 2 do të përballet me Serbinë në finalen e Lojërave Mesdhetare të Esportit (Esports Mediterranean…

26 minutes ago

VIDEO/ Juljan Shehu shënon për Widzew Lodz dhe feston me shqiponjë në prag të Pavarësisë

Juljan ShehuNdërsa po luhen minutat e fundit të ndeshjes Widzew Lodz – Zaglebie, 2 - 0, e vlefshme për javën…

27 minutes ago