Me djalin në krah, Rashica “zbarkon” në Norwich (FOTO LAJM)

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka mbërritur para pak çastësh në Norwich.

Ylli kosovar ka publikuar foto në rrjetet sociale ku shihet me djalin e tij të vogël në aeroplan privat.

 

 

Foton e Rashicës e ka shpërnda edhe klubi nga Premierliga, Norwich City: “Aterojnë në Norwich”, është mbishkrimi i klubit anglez.

 

Ish-futbollisti i Vushtrrisë pritet që gjatë këtyre ditëve të filloj me stërvitjet e para me fanellën e ‘verdhë’.

Kujtojmë që Rashica u transferua nga Werder Bremen në Norwich për 11 milionë euro.


Shtuar 3.07.2021 17:23