Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti Special, ka njoftuar se më 15.09.2026, në orën 09:00, do të zhvillohet seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale PS.nr.66/2023. Seanca do të mbahet në objektin D të Pallatit të Drejtësisë në Hajvali dhe do të drejtohet nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra.
None found
Rasti lidhet me aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, PPS.nr.60/2010, të datës 23.12.2024, e cila ka të bëjë me të pandehurit Momir Stojanoviq, Sreten Çamoviq, Nikolla Miqunoviq, Millovan Kovaçeviq, Sergej Peroviq, Verolub Zhivkoviq, Millan Kotur, Radomir Çoliq, Danillo Zeçeviq, Dragutin Josifoviq, Franko Simatoviq, Momçillo Stanojeviq, Vllatko Vukoviq, Ilija Todorov, Stevo Kaponja, Dragan Zhivanoviq, Millosh Gjoshаn, Predrag Stojanoviq, Dimitrije Rashoviq, Millosh Shqepanoviq, Aleksandar Pekoviq, Zhivko Vuksanoviq, Millutin Novakoviq, Sokol Abazi, Novica Stankoviq, Misho Popoviq, Millan Noviqeviq, Nenad Rajiçeviq, Muharrem Ibraj, Millan Slavkoviq, Dragan Isailloviq, Sasha Antiq, Zllatko Odak, Savo Llekiq, Dragan Raciq, Milladin Novakoviq, Dragan Pekoviq, Njegosh Prashçeviq, Zoran Mirkoviq, Dushan Prashçeviq, Ranko Vukadinoviq, Momçillo Stijoviq, Dushan Nedoviq, Gjokica Mihajlloviq, Mirash Gegoviq, Aleksandar Miqunoviq, Llazar Drashkoviq, Mihill Abazi, Momçillo Novakoviq, Marko Abramoviq, Smajl Beqiri, Momçillo Pantiq dhe Predrag Miqunoviq.
Ata akuzohen për veprën penale të Krimeve të Luftës kundër popullsisë civile, të paraparë në nenin 142, në lidhje me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Sipas legjislacionit aktual, vepra është e inkriminuar në nenet 144, 145, 146 dhe 147, në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, procedura gjyqësore do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, pasi ata nuk kanë qenë të qasshëm deri në momentin e ngritjes së aktakuzës.
Gjykata u ka bërë thirrje personave të akuzuar që të paraqiten dhe të dorëzohen pranë organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës.
Njëkohësisht, të gjithë ata që kanë të dhëna të rëndësishme për vendndodhjen e të akuzuarve ftohen që t’ua përcjellin këto informacione Policisë së Kosovës ose institucioneve të tjera kompetente.
Aktakuza dhe ftesat për seancën janë vënë në dispozicion në ueb-faqen e gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se do ta njoftojë opinionin publik edhe për zhvillimet e ardhshme në lidhje me këtë çështje penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në aktakuzën e ngritur ndaj Fatmir Shehollit për veprat penale të spiunazhit dhe shantazhit,…
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, i ka shprehur ngushëllime familjes Kryeziu pas ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të…
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, thotë se për momentin nuk ka arsye për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai akuzoi BDI-në…
Oldion Tusha 42-vjeç banues në Mirditë, është viktima e dytë e aksidentit të rëndë që ndodhi në orët e para…
Sipas MARCA, Alejandro Balde ka marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar nga Barcelona para mbylljes së afatit kalimtar të verës.Mbrojtësi…
Real Madridi mundi Espanyolin me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së dytë të La Ligës me një gol në…