Categories: kosovë

Aktakuza ndaj Shehollit: Prokuroria përmend deklaratat dhe kontaktet e tij me Radoiçiqin

Fatmir Sheholli, ndaj të cilit Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për spiunazh dhe shantazh, përmendet në këtë material edhe për deklaratat publike dhe paraqitjet mediale që lidhen me Milan Radoiçiqin.

Të lidhura

None found

Sipas aktakuzës, në dosjen e rastit është përfshirë një raport informues i Policisë së Kosovës, i hartuar nga të dhënat e siguruara në burime të hapura. Raporti përmban intervista, deklarime dhe dalje publike të Shehollit, të cilat Prokuroria i konsideron pjesë të materialit provues.

Një pjesë e veçantë e raportit trajton qëndrimet e Shehollit për Milan Radoiçiqin, i cili kërkohet nga drejtësia në Kosovë.

Aktakuza citon disa raste kur Sheholli kishte shprehur bindjen se Radoiçiqi ishte i pafajshëm në lidhje me hetimet për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Në materialin e Prokurorisë thuhet se Sheholli kishte deklaruar gjithashtu se Radoiçiqit duhej t’i jepej mundësia të provonte pafajësinë e tij.

Prokuroria i referohet edhe paraqitjeve të tjera televizive, ku, sipas saj, Sheholli e kishte përshkruar Radoiçiqin si një figurë me ndikim pozitiv në veriun e Kosovës.

Këto qëndrime janë pasqyruar në raportin informues të Policisë së Kosovës, të cilin Prokuroria e ka dorëzuar si provë në aktakuzën për spiunazh.

Ndër materialet e përmendura në aktakuzë është edhe një dalje televizive e vitit 2023. Në atë rast, Sheholli zhvilloi një bisedë telefonike, të transmetuar drejtpërdrejt, me një person që në material identifikohet si Milan Radoiçiq.

Sipas Prokurorisë, telefonata u transmetua më 11 qershor 2023 në emisionin “Kojshia Show”.

Aktakuza thekson se gjatë bisedës u bënë deklarime për praninë e Radoiçiqit në territorin e Republikës së Kosovës, në një periudhë kur ndaj tij ishin në fuqi procedurat dhe masat e kërkimit nga organet e drejtësisë.

Krahas kësaj telefonate, në raportin e Policisë së Kosovës janë përfshirë edhe intervista, artikuj dhe materiale të tjera audio-vizuale që lidhen me paraqitjet publike të Shehollit.

Raporti informues, sipas aktakuzës, është përgatitur duke u mbështetur në të dhëna dhe materiale të publikuara në burime të hapura.

Prokuroria pretendon se këto materiale, të shqyrtuara së bashku dhe në raport me provat e tjera të çështjes, krijojnë dyshimin se Sheholli ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme ndikim mbi opinionin publik në mbështetje të interesave shtetërore dhe politikave të Serbisë.

Fatmir Sheholli akuzohet nga Prokuroria Speciale për spiunazh dhe shantazh. Ai gëzon prezumimin e pafajësisë deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë nga gjykata.

të fundit

Government orders at least 15% reduction in school supplies prices

Nga sot deri më 30 shtator mjetet shkollore tregtarët me pakicë duhet t’i shesin me çmime të paktën 15% më…

1 minute ago

Klekovski: Recruitment of 600 specialists to begin within two months, 22 of them in Tetovo

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski, sot vizitoi Spitalin Klinik të Tetovës, prej ku tha se ka përfunduar procesi i punësimit…

2 minutes ago

Punonjës të plagosur në termocentralin bërthamor të Zaporizhias pas goditjes me dronë nga forcat ukrainase

Dy punëtorë në termocentralin bërthamor të Zaporizhias, i cili ndodhet nën kontrollin rus, janë plagosur gjatë një sulmi me dron…

3 minutes ago

Tërmet me magnitudë 3.4 Rihter pranë Lushnjes, lëkundjet u ndien edhe në Elbasan

Tërmet në Elbasan. Lëkundja sizmike ka qenë me magnitudë 3.4 rihter dhe është ndier rreth orës 15:56 të kësaj pasditeje.…

3 minutes ago

Qeveria urdhëron ulje prej të paktën 15% për çmimet e mjeteve shkollore

Nga sot deri më 30 shtator mjetet shkollore tregtarët me pakicë duhet t’i shesin me çmime të paktën 15% më…

11 minutes ago

Klekovski: Punësimi i 600 specialistëve nis brenda dy muajsh, 22 prej tyre në Tetovë

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski, sot vizitoi Spitalin Klinik të Tetovës, prej ku tha se ka përfunduar procesi i punësimit…

11 minutes ago