Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, deklaroi se aktualisht nuk ekziston asnjë motiv për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas tij, BDI-ja e rikthen vazhdimisht këtë çështje në vëmendje për të ruajtur elektoratin, ndërsa Qeveria disponon shumicë absolute në Kuvend dhe funksionimi i institucioneve nuk është penguar.
None found
Mexhiti tha se opozita, edhe kur nuk ka një alternativë konkrete për të paraqitur, vijon të kërkojë zgjedhje të parakohshme. Ai shtoi se premtimet për zgjedhje “mbas tre muajve” apo “mbas gjashtë muajve” janë përsëritur, ndërsa kanë kaluar dy vite.
“Mendoj që BDI-ja, për të mos t’i ikur elektorati, e ka mbajtur vazhdimisht këtë temë. Opozita, edhe kur nuk ka çfarë ofron, pra ka kërkesë për zgjedhje të parakohshme. Qeveria është e fokusuar te programi, te premtimet, te vendimet e mjekëve, te investimet në spitale, investimet në arsim, tek ajo të cilën e kemi marrë përsipër për ta realizuar”, u shpreh ai.
Ai nënvizoi se Parlamenti i ka numrat e nevojshëm dhe shumicën absolute, ndaj nuk ka arsye që vendi të shkojë drejt një procesi zgjedhor që do të sillte bllokim të punës institucionale, prokurimeve, punësimeve dhe vendimmarrjes. Sipas Mexhitit, një zhvillim i tillë nuk do të ishte në interes të qytetarëve të Maqedonisë, pasi do të përbënte edhe një shpenzim shtesë për ta.
Megjithatë, ai theksoi se VLEN-i nuk u shmanget zgjedhjeve. Mexhiti tha se koalicioni është favorit te shqiptarët dhe partia kryesore shqiptare, bazuar në anketat e fundit. “Po mendoj që për momentin punojmë për zgjidhje, jo për zgjedhje”, tha ai.
Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht edhe dy kapituj negociatash me Bashkimin Evropian dhe ka avancuar më tej drejt anëtarësimit.…
Mesazhi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt, ka rihapur debatin për vendin e Kosovës në agjendën e Uashingtonit. Sipas…
Zgjedhjet për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) pritet të mbahen në vitin 2027, por gara për të marrë…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me…
Administrata amerikane duket e përçarë lidhur me vijimin e konfliktit me Iranin. Zëvendëspresidenti JD Vance po ushtron presion për t'i…
Studentët do të zhvillojnë sot protestë kombëtare në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit. Të rinjtë refuzojnë dialogun me kryeministrin,…