Mbahet për herë të parë një seancë solemne për Pavarësinë e Kosovës në institucionet komunale në Mitrovicën e Veriut

Për herë të parë është mbajtur një seancë solemne për Pavarësinë e Kosovës në institucionet komunale në Mitrovicën e Veriut.

Sot bëhen 16 vjet që kur Kosova u shpall shtet i pavarur. Pasditen e 17 shkurtit të vitit 2008, Kuvendi  Republikës së Kosovës në Prishtinë shpalli zyrtarisht Pavarësinë, një hap historik i cili ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë me me vuajtje dhe sakrifica.

Shumë personalitete të fushave të ndryshme kanë uruar këtë festë të rëndësishme, ndërsa në Kosovë janë organizuar edhe aktivitete të ndryshme.