Maxhuni: Në KGjK do të mbështes vendimet që garantojnë gjykata të drejta

Gjyqtarët Valentina Sopjani dhe Agron Maxhuni janë zgjedhur sot anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radhët e Gjykatave Themelore.

Sopjani, e cila vjen nga Gjykata e Prishtinës, siguroi 212 vota, ndërsa Maxhuni, nga Dega e Vushtrrisë e Gjykatës së Mitrovicës, mori 204 vota.

Të lidhura

None found

Për këto dy vende garuan edhe Diora Bajrami nga Gjykata Themelore në Prizren dhe Ilir Bytyqi nga Gjykata Themelore në Ferizaj, të cilët morën përkatësisht 64 dhe 84 vota.

Nga 354 gjyqtarë, në sallë ishin të pranishëm 303 me të drejtë vote në këtë proces zgjedhor.

Zgjedhjet u zhvilluan pas proceseve të brendshme të mbajtura në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë dhe Prizren. Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Ahmet Imami, bëri të ditur se dje kishin pranuar përmes e-mailit njoftimin se gjyqtari Besnik Shala ishte tërhequr nga gara.

Për dy anëtarët që zgjidhen nga radhët e Gjykatave Themelore, të drejtë kandidimi kishin gjyqtarët e këtyre gjykatave, Dhomat e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale dhe Administrative, me përjashtim të gjyqtarëve të Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Aktualisht, Këshilli Gjyqësor i Kosovës numëron 11 anëtarë, ndonëse sipas parashikimeve duhet t’i ketë 13. Për një anëtar nga radhët e Gjykatës Supreme, procesi po vazhdon sipas procedurave ligjore, ndërsa Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë edhe një anëtar tjetër për ta plotësuar përbërjen e KGjK-së.

Mandati i dy anëtarëve të rinj do të nisë më 8 korrik, një ditë pasi përfundon mandati i dy anëtarëve aktualë.

Para nisjes së votimit, gjyqtari Maxhuni u zotua se do të angazhohet me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në zbatimin e parimeve themelore të përcaktuara me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi që lidhet me Këshillin Gjyqësor.

Maxhuni: Në KGjK do të mbështes vendimet që garantojnë gjykata të drejta

“Në cilësinë e anëtarit të KGjK-së do të japë një kontribut për të siguruar pavarësi në ushtrimin e funksioneve të Këshillit e po ashtu pavarësi financiare që është element kyç në sigurimin e kushteve për gjyqtarët. Si anëtar do të përkrah çdo vendim që siguron pavarësi, që siguron se gjykatat të jenë të drejta, apolitike, të qasshme dhe profesionale. Po ashtu, që gjykatat të respektojnë parimet e përcaktuara për të drejtat e njeriut, në mënyrë të veçantë të afirmuara përmes Kushtetutës së vendit dhe instrumenteve ndërkombëtare që janë të zbatuara drejtpërdrejt në Kosovë. Në kuadër të Këshillit do të përkrah të gjitha proceset që janë në zbatim e sipër si dhe do të përkrah zhvillimin e politikave strategjike që ndërlidhen me reformën e sistemit gjyqësor në Kosovë, bazuar në standardet më të larta bashkëkohore të përcaktuara nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian. Është e nevojshme dhe e domosdoshme që të punohet në disa aspekte të ndryshme për avancimin e sistemit gjyqësor në Kosovë përfshirë sigurimin e qasjes së barabartë për të gjithë qytetarët pa dallim, rritjen e efikasitetit dhe azhuritetit brenda sistemit të drejtësisë, forcimin e llogaridhënies institucionale dhe individuale, rritjen dhe mbrojtjen e integritetit, pavarësisë se gjyqtarëve si themel i besimit të publikut në vendimmarrje”, tha ai.

Nga ana tjetër, gjyqtarja Sopjani deklaroi se KGjK duhet të përfaqësojë zërin e gjyqtarëve, të jetë mbështetësi i tyre kryesor dhe institucioni që siguron kushte për punë profesionale dhe efikase.

Sopjani: KGjK duhet të jetë zëri i gjyqtarëve dhe institucioni që siguron kushte për punë efikase

“Përgjatë viteve të ushtrimit të detyrës si gjyqtare, kam kuptuar se forca e një sistemi gjyqësor nuk matet vetëm me ligjet që i ka në dispozicion por mbi të gjitha me kushtet, mbështetjen dhe pavarësinë që u ofrohet gjyqtarëve për ta kryer misionin e tyre. Një gjyqtar i mbështetur profesionalisht, i mbrojtur nga çdo ndikim i jashtëm është garancia më e mirë për drejtësi, cilësi dhe besim të publikut. Andaj edhe kandidatura ime mbështetet kryesisht në këto parime. Besoj se roli i anëtarit të KGjK-së duhet të jetë para se gjithash në shërbim të gjyqtarëve dhe të sistemit gjyqësor. Këshilli duhet të jetë zëri i gjyqtarëve, mbështetësi kryesor i tyre dhe institucioni që krijon kushte për punë efikase dhe profesionale”, tha ajo.


Shtuar 23.06.2026 17:50

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetjojobetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot sitelerimariobetMadridbetmadridbetmariobetcasibomJojobetjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet