Marrëveshja e tregtisë së lirë mes Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA-s hyn në fuqi të plotë sot, më 1 tetor 2026. Në këtë grup bëjnë pjesë Zvicra, Islanda, Norvegjia dhe Lihtenshtajni, raporton KosovaPress.
Të lidhura
None found
Si shenjë e nisjes së zbatimit të marrëveshjes, pakoja e parë drejt tregut EFTA do të niset sot në orën 13:00 nga pika kufitare e Dheut të Bardhë.
Janë përcaktuar gjithashtu mënyrat e paraqitjes së dëshmive të origjinës dhe të deklarimit doganor për mallrat që i plotësojnë kriteret për trajtim preferencial.
Bashkëpunimi tregtar mes Kosovës dhe Asociacionit Evropian të Tregtisë së Lirë, të krijuar në vitin 1960, rregullohet nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse e tregtisë së lirë.
Bisedimet për këtë marrëveshje, mes Kosovës dhe katër vendeve anëtare të EFTA-s, nisën në qershor 2022. Negociatat përfunduan me sukses në shtator 2024 dhe dokumenti u nënshkrua zyrtarisht më 22 janar 2025.
Marrëveshja synon të liberalizojë shkëmbimet ekonomike dhe të krijojë rregulla të qëndrueshme tregtare afatgjata. Ndër fushat kryesore janë eliminimi i barrierave tarifore dhe lehtësimi i tregtisë së produkteve industriale dhe bujqësore të përpunuara.
Dispozitat parashikojnë edhe thjeshtimin e kërkesave teknike, sanitare dhe fitosanitare për të pakësuar pengesat në kufi, mbrojtjen e mjedisit dhe përafrimin me standardet e OBT-së.
EFTA zotëron një prej rrjeteve më të gjera të marrëveshjeve të tregtisë së lirë në botë. Ajo përfshin mbi 40 shtete jashtë kufijve të saj, mes tyre edhe Kosovën.
