Categories: kosovë

Mallra të padeklaruara me vlerë 4,100 euro zbulohen në pikën kufitare të Vërmicës

Gjatë kontrolleve rutinë të autobusëve që hynin në Kosovë, zyrtarët e Doganës kanë identifikuar një rast të dyshuar të tentim-kontrabandimit në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë.

Të lidhura

None found

Kontrolli doganor përfshiu bagazhin e autobusit dhe valixhet personale të udhëtarëve, ku u gjetën mallra që nuk ishin deklaruar tek autoritetet përkatëse.

Mes sendeve të zbuluara ndodhej një aparat kafeje i ri dhe i papërdorur, si edhe produkte të tjera të pajisura me faturë. Vlera totale e mallrave llogaritet në rreth 4,100 euro.

Pas konstatimit të rastit, Dogana e Kosovës ka vepruar në përputhje me dispozitat e legjislacionit doganor dhe ka nisur procedurat përkatëse.

Institucioni thekson se do të vijojë angazhimin kundër kontrabandës, në mbrojtje të interesave financiare të Republikës së Kosovës, si dhe për garantimin e konkurrencës së drejtë dhe zbatimit të njëjtë të ligjit në të gjitha pikat kufitare.

të fundit

VIDEO/ Gjuajtja spektakolare e Bellingham mahnit edhe Ernest Gjokën

Ernest Gjoka dhe Goli i Jude BellinghamReal Madrid i drejtuar nga Jose Mourinho mori fitore me “5 yje” kundër PSV-së…

47 seconds ago

Moti i rënduar godet Italinë: Alarm portokalli në Kampania, shkollat mbyllen në Napoli dhe Salerno

Italia po përballet me një valë të motit të keq, me reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe rrezik…

12 minutes ago

Ndalimi i pronarit të Informer-it, SNS-ja e Vuçiçit e quan rastin “persekutim të pastër politik

Prokuroria Themelore Publike në Beograd i ka caktuar masën e ndalimit pronarit të medias Informer, Dragan J. Vuçiçeviq. [...]Read More...

13 minutes ago

Murati paraqet planet për investime shëndetësore, Komisioni miraton dy marrëveshje kredie

Komisioni për Buxhet, i kryesuar nga Enver Haliti, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku ka shqyrtuar dhe miratuar disa…

14 minutes ago

Rama nga Brukseli: BE-ja t’i mbledhë vendet kandidate në një tryezë, pa cenuar parimin e meritës

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor ka kërkuar një hap më të guximshëm…

23 minutes ago

VIDEO/ Klidman Lilo shkëlqen sërish në Greqi, portieri shqiptar mahnit me pritjet ndaj Panathinaikosit

Klidman LiloEdhe pse OFI Crete u mposht 0 – 2 nga kryesuesit e Superligës greke, Panathinaikos, java e 11-të, portieri…

25 minutes ago