Real Madrid, nën drejtimin e Jose Mourinhos, triumfoi me rezultatin bindës 5-… ndaj PSV-së në fazën e grupeve të Champions League.
Skuadra madrilene e nisi pjesën e dytë në disavantazh, pasi Perisic kishte kaluar përkohësisht ekipin holandez në avantazh. Megjithatë, pas pushimit, “Galaktikët” shpalosën potencialin e tyre ofensiv, ndërsa hyrja e Jude Bellingham në fushë ndikoi ndjeshëm në dominimin e Realit ndaj kundërshtarit.
None found
Në minutën e 60-të, mesfushori anglez realizoi një gol të jashtëzakonshëm. Pas një kontrolli perfekt të topit, Bellingham lëshoi një goditje të fuqishme dhe të pakapshme.
Momenti spektakolar i lojtarit anglez është publikuar në “story” edhe nga trajneri shqiptar Ernest Gjoka. Tekniku 56-vjeçar ka fituar çdo trofe në Shqipëri, ndërsa gjatë drejtimit të Kukësit vendosi një rekord në sezonin 2016-2017: vetëm një humbje në 36 javë kampionat, disfatë që erdhi në ndeshjen e fundit. Një arritje që askush tjetër nuk e ka përsëritur.
Gjoka është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan dhe analizon me vëmendje skemat taktike të përdorura nga skuadrat e mëdha apo nga trajnerët që arrijnë t’i befasojnë kundërshtarët.
Italia po përballet me një valë të motit të keq, me reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe rrezik…
Prokuroria Themelore Publike në Beograd i ka caktuar masën e ndalimit pronarit të medias Informer, Dragan J. Vuçiçeviq. [...]Read More...
Komisioni për Buxhet, i kryesuar nga Enver Haliti, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku ka shqyrtuar dhe miratuar disa…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor ka kërkuar një hap më të guximshëm…
Klidman LiloEdhe pse OFI Crete u mposht 0 – 2 nga kryesuesit e Superligës greke, Panathinaikos, java e 11-të, portieri…
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka folur sërish për Edon Zhegrovën, duke shpjeguar se çfarë e shtyu t’i jepte futbollistit…