Categories: kosovë

Në Vërmicë zbulohen mallra të padeklaruara me vlerë rreth 72 mijë e 600 euro

Gjatë kontrollit të një kamioni në pikën kufitare të Vërmicës, Dogana e Kosovës ka gjetur këpucë dhe veshmbathje të padeklaruara. Vlera e tyre është rreth 72 mijë e 600 euro, ndërsa pothuajse të gjitha produktet mbanin marka tregtare të mbrojtura.

Rasti u evidentua gjatë zhdoganimit. Sipas Doganës së Kosovës, zyrtari doganor dyshoi se të dhënat e paraqitura për peshën e ngarkesës nuk ishin të sakta. Verifikimi tregoi se kamioni peshonte më shumë sesa ishte deklaruar.

Të lidhura

None found

Kjo mospërputhje çoi në një kontroll të hollësishëm të automjetit. Zyrtarët gjetën 1,036 palë këpucë dhe 2,980 copë veshmbathje që nuk figuronin në deklaratën doganore.

Vlera e përgjithshme e mallrave të zbuluara llogaritet në rreth 72,600 euro, pa përfshirë detyrimet e importit.

Dogana njoftoi se ka ndërmarrë veprimet përkatëse dhe se procedura administrative vijon. Për trajtimin e mëtejshëm të rastit janë vënë në dijeni edhe organet kompetente.

Institucioni rikujtoi se Kodi Doganor dhe i Akcizave Nr. 08/L-247 kërkon që çdo mall që i nënshtrohet procedurave doganore të deklarohet saktë, sipas gjendjes faktike. Deklarimi i pasaktë ose mosdeklarimi mund të përbëjë shkelje të legjislacionit doganor dhe të sjellë masa ligjore.

Dogana e Kosovës theksoi se do të vijojë kontrollet për të parandaluar kontrabandën dhe shmangien e detyrimeve doganore, si edhe për të mbrojtur konkurrencën e drejtë në treg.

të fundit

Gjykata e Koçanit nuk pranon pjesëmarrjen online të Iva Mihailovës në gjyq

Gjykata në Koçani ka refuzuar kërkesën e të arratisurës Iva Mihailova për të marrë pjesë nëpërmjet video-online në seancat dëgjimore…

3 minutes ago

Tre deputetë të PDK-së diskutojnë për Gjykatën Speciale me ambasadorin e BE-së

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, Elmi Reçica dhe Ariana Musliu Shoshi e kanë takuar të hënën me…

4 minutes ago

Gucati kërkon përgjigje nga PDK-ja për Ligjin për Specialen: Pas protestave, ende ka të lënduar në spital

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara.…

4 minutes ago

PD bojkoi Komisionin e Reformës Zgjedhore, Taulant Balla: Nëse nuk vijnë në mbledhje deri më 30 nëntor, do të miratojmë në Kuvend vetëm propozimet tona

Partia Socialiste paralajmëron se do të vijojë me propozimet e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nëse Partia Demokratike nuk…

13 minutes ago

Georgievski accuses ZNAM of turning the language of the bar exam into an interethnic issue

Ish-kryeministri Ljupço Georgievski ka kritikuar ashpër partinë ZNAM, duke e akuzuar atë për mungesë idesh politike dhe për shndërrimin e…

18 minutes ago

LSH: Government proposal for the bar exam treats Albanian as a foreign or minority language

Nëse deri sot Gjuha Shqipe ishte një gjuhë autoktone dhe zyrtare me ligj, por e ndaluar në përdorim, prej sot…

19 minutes ago