Një automjet i tipit “Mercedes” me targa gjermane u gjet i përmbysur në segmentin rrugor nga vendkalimi kufitar Bllaca drejt Shkupit, duke i marrë jetën tre personave me prejardhje nga Kosova, të cilët ishin shpallur të zhdukur.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se më 19 korrik 2026, rreth orës 22:35, efektivët u alarmuan për incidentin dhe me të mbërritur në vendngjarje, konstatuan se në makinë ndodheshin një burrë dhe dy gra, pa asnjë shenjë jete.
Të lidhura
None found
Ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore mbërriti gjithashtu në skenë dhe vërtetoi vdekjen e tre viktimave.
Më herët po atë ditë, në orën 13:40, në Stacionin Policor Bit Pazar ishte paraqitur një shtetas i Kosovës për të denoncuar zhdukjen e tre personave. Sipas tij, komunikimi i fundit me ta ishte realizuar më 18 korrik, rreth orës 22:15, kur ata ndodheshin në Aeroportin e Shkupit, pas së cilës më nuk kishin dhënë asnjë shenjë.
Ky aksident fatal konfirmon rastin e personave të zhdukur për të cilët familjarët kishin bërë thirrje publike për ndihmë. Autoritetet nuk i kanë bërë ende të ditura identitetet e viktimave dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të tragjedisë.
