Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata Themelore në Mitrovicë shpalli sot aktgjykimin ndaj M.A., duke e gjetur fajtor për veprën penale “Rastet e rënda të vjedhjes grabitqare apo grabitjes”.
Të lidhura
None found
Sipas vendimit, ai u dënua me tetë (8) vjet burgim për veprën e paraparë në nenin 138, paragrafi 1, të Ligjit Penal të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (LPK).
Dënimi do të ekzekutohet pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë.
