Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pasi u identifikuan mbetjet mortore të 23 personave, të cilat ishin zhvarrosur së fundmi në Mitrovicë.
None found
Ai njoftoi se mes të identifikuarve ndodhen Idriz Rrecaj, kryetar dhe drejtues i LDK-së në Skënderaj e Drenicë, Adem Beqiri, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Mitrovicë, si dhe bashkëveprimtari i tyre, Sali Mziu.
Sipas Hazirit, ata ishin patriotë dhe veprimtarë që dhanë një kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Në reagimin e tij, Haziri shkroi se, në ditët kur Kosova është ngritur për të dëshmuar se “Liria ka Emër”, mbërriti lajmi për ndriçimin e një prej krimeve të kryera ndaj grupit të intelektualëve dhe njerëzve që drejtuan rezistencën në Skënderaj, Drenicë e Mitrovicë.
Ai theksoi se, pas më shumë se 27 vitesh si të zhdukur, mes 23 personave të zhvarrosur së fundmi në Mitrovicë janë identifikuar edhe mbetjet mortore të Idriz Rrecajt dhe Adem Beqirit. Haziri i përshkroi ata si veprimtarë të njohur të çështjes kombëtare, të cilët udhëhoqën rezistencën dhe kryengritjen për liri në Skënderaj e Mitrovicë. Po ashtu, janë identifikuar edhe mbetjet e bashkëveprimtarit të tyre, Sali Mziut.
Haziri deklaroi se ata ishin idealistë, patriotë dhe kontribuues të mëdhenj për lirinë e pavarësinë, të cilët përmes shembullit të tyre treguan se si duhet dashur atdheu.
Ai e përshkroi këtë si një rrugëtim të gjatë 27-vjeçar, të mbushur me mall dhe pritje, duke thënë se tashmë është zbuluar heroizmi i tyre dhe mizoria e ushtruar ndaj tyre. Sipas tij, shpirtrat e tyre ndriçojnë Republikën për të cilën u flijuan.
“Lavdi e përjetshme!”, përfundoi Haziri.
Krahasuar me vlerën e shportës minimale sindikale për gushtin e vitit 2026, e cila ishte 68.675 denarë, ajo është rritur…
Studentët bënë thirrje që qytetarët të i'u bashkohen protestës së tyre që do të mbahet nesër. Sipas tyre, ata do…
Familja e veprimtarit të vrarë Haki Imeri ka reaguar lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë dhe zhvillimet rreth ish-presidentit Hashim…
Pas mobilizimit të shqiptarëve në diasporë dhe protestave në mbështetje të krerëve të UÇK-së të dënuar nga Gjykata Speciale në…
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas identifikimit të mbetjeve mortore të 23 personave të zhvarrosur së fundmi në…
Më 17 shkurt 2008, Hashim Thaçi qëndroi në foltoren e Kuvendit të Kosovës dhe lexoi fjalët që do ta përcaktonin…