Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, deklaroi në emisionin “Click” të RTV21 se aktualisht në këtë parti nuk është hapur procedurë për zgjedhjen e një kryetari të ri.
None found
Reagimi i tij erdhi pas shprehjes së gatishmërisë nga Hykmete Bajrami për të garuar për drejtimin e LDK-së. Haziri theksoi se brenda partisë nuk ekziston një proces i tillë.
“Nuk ka garë. Në LDK nuk është hapur një proces i tillë dhe, nëse nuk ka proces, atëherë nuk ka proces. Me këtë po e mbyll këtë çështje. Nuk dua të flas për këtë temë”, u shpreh Haziri.
Sipas tij, LDK-ja përqendrohet te ajo që është e realizueshme, jo vetëm te synimet e dëshirueshme. Kjo, siç la të kuptohet ai, lidhet me rrethanat dhe nivelin e përkrahjes që mund të ketë një proces brenda partisë.
“Lutfi Haziri gjithmonë do të jetë në LDK. Në asnjë rrethanë dhe në asnjë proces politik nuk kam kryqëzuar”, shtoi ai.
Mauricio Pochettino ka identifikuar një nga objektivat e tij të parë për përforcimin e Manchester Unitedit, me trajnerin argjentinas që…
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2026/2027, ka filluar auditimin e performancës…
Ysni IsmailiYsni Ismaili u konsiderua prurja e re e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e nëntorit, atë me Finlandën dhe…
Blackpool ka shkarkuar trajnerin Ian Evatt në ditëlindjen e tij të 45-të, vetëm disa orë pasi e uruan atë në…
Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se tentoi t’i merrte 1 milion euro një biznesmeni, duke u prezantuar…
Një takim i pazakontë mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit kinez Xi Jinping dhe atij rus Vladimir Putin është zhvilluar…