Gjatë një paraqitjeje televizive në rrjetet sociale, gazetari i njohur Elton Tozaj, ka zbardhur detaje rreth edicionit të ardhshëm të “Big Brother VIP Albania 6”.
Tozaj ka bërë të ditur datën se kur pritet të startojë spektakli, si dhe ka zbuluar emrat e disa prej personazheve të njohur që pritet të jenë pjesë e këtij formati.
None found
I pyetur mbi datën e nisjes, ai konfirmoi se reality show do të transmetohet në mesin e muajit dhjetor.
“E para njëherë fillon më datë 19, këtë jua kam thënë edhe është e sigurtë që fillon më datë 19 dhjetor”, u shpreh ai.
Përveç datës së startimit, gazetari pretendoi se reperi Fero ka zyrtarizuar tashmë pjesëmarrjen e tij, pavarësisht aludimeve dhe reagimeve të fundit në rrjet.
“Fero ka firmosur kontratën me Top Channel-in”, deklaroi ai, duke shtuar se reperi ka pasur edhe një ftesë nga edicioni i Kosovës: “Fero ka marrë ftesë nga Kosova dhe e ka pranuar ftesën nga Kosova, di të thosha që kanë qenë prishje të minutës së fundit prishje e kontratës”.
Gjithashtu, gjatë fjalës së tij, Tozaj përmendi edhe një listë me emra të tjerë të mundshëm nga showbiz-i dhe vuri në dukje se shumë personazhe publike që në fillim e mohojnë pjesëmarrjen, në fund bëhen pjesë e shtëpisë. “Egla Ceno kishte deklaruar se do të merrte pjesë kurrë në Big Brother, mori pjesë dhe fitoi. Juli Deda e kishte sharë madje si format dhe tha që s’do të jem kurrë pjesë e Big Brother, po doli në vend të dytë”, u shpreh ai.
Sa i përket ftesave ndaj tij personalisht, gazetari tregoi se ka refuzuar ftesën për të hyrë në “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa për mundësinë e hyrjes në edicionin e Shqipërisë deklaroi: “Të Shqipërisë të garantoj që duhet ta përjashtosh”.
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2026/2027, ka filluar auditimin e performancës…
Ysni IsmailiYsni Ismaili u konsiderua prurja e re e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e nëntorit, atë me Finlandën dhe…
Blackpool ka shkarkuar trajnerin Ian Evatt në ditëlindjen e tij të 45-të, vetëm disa orë pasi e uruan atë në…
Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se tentoi t’i merrte 1 milion euro një biznesmeni, duke u prezantuar…
Një takim i pazakontë mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit kinez Xi Jinping dhe atij rus Vladimir Putin është zhvilluar…
Situata e përmbytjeve në veri të Francës është përkeqësuar ndjeshëm, duke detyruar autoritetet të aktivizojnë planin e emergjencës në dhjetëra…