Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, dhe reperi Lumi B, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Prit pak” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është ritmike-verore dhe hip-hop.
Kënga është punuar nga producenti Big Bang, ndërsa vijën melodike e ka realizuar Yll Limani.
“Prit pak” është vizualizuar edhe me një klip me skena verore, xhirimet e të cilit janë kryer në Shqipëri.
Për anën vizuale të projektit është kujdesur produksoni CINEGR8.
Kjo është hera e parë që Lumi B dhe Xhensila janë bërë bashkë për një projekt – i cili nga komentet e para duket të jetë pritur mirë nga publiku.