Lista Studentore, e cila doli fituese në zgjedhjet parlamentare të Serbisë më 25 tetor, ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore që Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë javën e kaluar. Sipas kësaj lëvizjeje, kompetencat e reja inspektuese rrezikojnë të dëmtojnë mbrojtjen e manastireve dhe kishave ortodokse serbe në territorin e Kosovës, ndaj u bëhet thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që ta mbikëqyrin nga afër këtë proces.
Deklarata u bë publike të dielën, më 22 nëntor, përmes llogarisë zyrtare të lëvizjes në platformën X, ku Kosova cilësohet si “i ashtuquajturi shtet”.
None found
Projektligji u miratua në seancën e Kuvendit të Kosovës natën mes të enjtes dhe të premtes, me 62 vota pro, 8 kundër dhe 1 abstenim. Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ekziston që nga viti 2018 dhe funksionon nën Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, por me ligjin e ri ai kalon nga statusi i departamentit në atë të një agjencie qendrore me autoritet dhe përgjegjësi më të gjera.
Gjatë diskutimit në Kuvend, propozuesit e ligjit theksuan se ai nuk ndryshon thelbin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, e cila vijon të rregullohet nga legjislacioni bazë dhe ligjet e veçanta ekzistuese. Megjithatë, një deputete e Listës Serbe kishte ngritur shqetësime të ngjashme gjatë seancës, duke pyetur se si do të vepronte inspektori në rastin e një manastiri që gëzon të drejta të posaçme.
Në deklaratën e saj, lëvizja studentore pretendon se mekanizmat e rinj të mbikëqyrjes nuk duhet të çojnë në dobësimin e regjimit të veçantë mbrojtës për objektet fetare ortodokse serbe, as të anashkalojnë procedurat e përcaktuara nga Ligji për Zonat e Veçanta të Mbrojtura. Ajo gjithashtu pohon se projektligji është përgatitur pa u konsultuar me Kishën Ortodokse Serbe, pronat dhe objektet e së cilës preken drejtpërdrejt nga zgjidhjet e propozuara.
Lëvizja kërkon që bashkësia ndërkombëtare ta ndjekë me vëmendje procesin, duke iu referuar garancive ndërkombëtare për Kishën Ortodokse Serbe dhe detyrimeve që, sipas saj, Prishtina ka marrë në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve me Beogradin. Institucioneve të Kosovës u kërkohet që gjatë vazhdimit të procedurës ligjore t’i harmonizojnë dispozitat me këto garanci.
Vlen të theksohet se deklarata nuk ofron ndonjë analizë të hollësishme të neneve të projektligjit që do të tregonte se cilat pika konkrete bien ndesh me ligjin për zonat e mbrojtura.
Kjo deklaratë vjen vetëm pak ditë pasi Lista Studentore publikoi programin e saj për politikën e jashtme, në të cilin zotohet të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës dhe paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit.
Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, institucionet e Kosovës nuk kishin dhënë ndonjë reagim publik lidhur me këtë deklaratë për projektligjin e trashëgimisë kulturore.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se pas gati shtatë vjetësh në pushtet…
Debati për afrimin e Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Evropian dhe mundësinë e rikthimit të saj në union ka shkaktuar…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar të dielën në Tetovë, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Bilall Kasami.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që ta njohë pavarësinë e Kosovës,…
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski hedh poshtë pretendimet se shtylla e dytë e pensioneve po hiqet…
Një ish-kontraktor i Departamentit amerikan të Mbrojtjes ka bërë pretendime të pazakonta për ekzistencën e jashtëtokësorëve, duke deklaruar se ata…