Categories: kosovë

Kamberi: Qeveria e re serbe duhet ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur

Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, tha se vetëm pas krijimit të qeverisë së re në Beograd do të kuptohet nëse Lista Studentore do ta rishikojë qëndrimin e saj ndaj Kosovës. Lista Studentore fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, duke i dhënë fund pushtetit të Aleksandar Vuçiqit.

Duke folur të hënën në mbrëmje në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, Kamberi theksoi se në Serbi është e vështirë të fitohen zgjedhjet pa përkrahjen e një pjese të elektoratit nacionalist. Ai nënvizoi se çështja e Kosovës vazhdon të jetë një nga temat kryesore të politikës serbe.

Të lidhura

None found

“Në Serbi nuk mund të fitosh pa mbështetjen e një pjese të elektoratit nacionalist, ndërsa tema e Kosovës është ndër çështjet e tyre të preferuara. Prandaj, do të shohim pas formimit të qeverisë së re nëse do të vazhdojnë me të njëjtën linjë apo do të ketë ndryshime në qasje”, deklaroi deputeti shqiptar.

Sipas Kamberit, brenda Listës Studentore bëjnë pjesë edhe akademikë e profesorë që e kuptojnë se synimet e Vuçiqit për Kosovën nuk janë të realizueshme. Ai tha se kjo forcë politike duhet të ndryshojë drejtimin dhe të përballet me realitetin e krijuar prej 27 vjetësh.

“Kosova është shtet i pavarur”, u shpreh Kamberi, duke shtuar se çdo raport që Beogradi synon të ndërtojë me Prishtinën duhet të mbështetet mbi këtë fakt.

Deri tani, deklaratat e Listës Studentore nuk tregojnë se ka ndonjë ndryshim në qëndrimin e saj. Gjatë fushatës, përfaqësuesit e saj e kanë cilësuar Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë, në përputhje me përcaktimin e kushtetutës serbe. Ata kanë kërkuar që marrëveshjet e dialogut Kosovë–Serbi të shqyrtohen nga Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese e Serbisë, duke lënë të hapur mundësinë e rishikimit të tyre. Po ashtu, kanë kërkuar rikthimin e çështjes së statusit në OKB. Në memorandumin e saj për Kosovën, Lista e përshkruan territorin si pjesë të pandashme të Serbisë.

Rezultatet paraprake tregojnë se Lista Studentore ka marrë rreth 52.5 për qind të votave. Sipas projeksioneve, kjo i siguron rreth 140 prej 250 vendeve në Kuvend, pra një shumicë absolute pa pasur nevojë për koalicion. Lista “Serbia e Bashkuar” e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) ka marrë rreth 39 për qind të votave, ndërsa Vuçiqi e ka pranuar humbjen.

Për herë të parë, tetë parti shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja garuan së bashku nën emrin “Koalicioni Shqiptar”. Kjo listë siguroi rreth 27 mijë vota dhe dy mandate, ndërsa në legjislaturën e kaluar shqiptarët përfaqësoheshin vetëm nga një deputet.

Shaip Kamberi, i cili ishte bartës i listës, e cilësoi këtë rezultat si një arritje historike dhe rezultat të bashkimit politik. Megjithatë, mandati i tretë mbetet ende i hapur.

Rezultatin e “Koalicionit Shqiptar” e përshëndeti edhe kryeministri Albin Kurti, i cili e konsideroi atë “arritje të jashtëzakonshme”. Kurti kishte ndikuar në bashkimin e partive shqiptare përpara zgjedhjeve. Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se uniteti i shqiptarëve e ka bërë të mundur këtë arritje historike.

Lista Studentore ende nuk ka bërë të ditur emrin e kandidatit për kryeministër. Kuvendi i ri duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga shpallja e rezultateve përfundimtare.

të fundit

Dita e 15-të e protestës kundër qeverisë Rama, studentët mblidhen sot në orën 10:00 para Ministrisë së Arsimit

Këtë të martë, studentët pritet të mblidhen në orën 10:00, përpara Ministrisë së Arsimit, ku do të vijojnë protestën që…

7 minutes ago

Gjykata e Ferizajt nën masa të shtuara sigurie para seancës për rastin e policit Muhamet Lika

Gjykata Themelore në Ferizaj është rrethuar me njësi të shumta policore. Sot pritet të vazhdojë seanca gjyqësore në rastin e policit…

19 minutes ago

Albulena Haxhiu’s visit to North Macedonia, Skopje introduces special traffic measures

Regjim i veçantë trafiku do të jetë në fuqi sot në Shkup për shkak të vizitës së kryeparlamentares së Kosovës,…

23 minutes ago

Israel: Voters decide today whether Netanyahu will win another term against former army chief Eisenkot

Sot, më 27 tetor, u hapën qendrat e votimit në Izrael, në zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit dhjetëvjeçar…

24 minutes ago

Kurti calls for action within 72 hours in high-risk domestic violence cases

Kryeministri Albin Kurti u ka dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë 72 orë për të vepruar…

24 minutes ago

Kamberi: Serbia’s new government must recognize Kosovo as an independent state

Shaip Kamberi, deputet i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë nga Lugina e Preshevës, tha se mbetet të shihet nëse Lista…

25 minutes ago