Categories: kosovë

Lista Studentore premton dialog me Prishtinën, por brenda kornizës kushtetuese serbe

Formimi i një pushteti të ri në Beograd nuk po shoqërohet me sinjale për ndryshim të politikës ndaj Kosovës. Ilija Srdanoviq, kandidati kryesor i Listës Studentore, e cila fitoi zgjedhjet në Serbi, ka deklaruar se dialogu dhe zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit do të vazhdojnë, por vetëm në përputhje me Kushtetutën e Serbisë.

Në programin e saj, Lista Studentore e vendos çështjen e Kosovës në kuadër të Kushtetutës serbe dhe Rezolutës 1244 të OKB-së, duke vënë theksin te përmirësimi i gjendjes së serbëve në Kosovë.

Të lidhura

None found

Përfaqësues të shoqërisë civile në Serbi nuk parashikojnë një kthesë të menjëhershme. Bojana Sellakoviq, nga Konventa Kombëtare për BE-në, tha se dialogu mund të mbetet në situatën aktuale, ndërsa fokusi pritet të zhvendoset te çështje të tjera. Ndërkaq, Dragana Gjurica, nga Lëvizja Evropiane në Serbi, theksoi se ndryshimi i pushtetit nuk nënkupton domosdoshmërisht një politikë të re ndaj Kosovës, megjithëse mund të krijojë mundësi për një qasje tjetër.

Bashkimi Evropian i ka bërë të qartë Beogradit se ndërrimi i qeverisë nuk prek detyrimet që burojnë nga dialogu. Sipas BE-së, Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit mbeten detyrime të pandryshuara për Serbinë.

Kryeministri Kurti ka shprehur shpresën se udhëheqja e re serbe do ta rishikojë qasjen ndaj Kosovës. Në të njëjtën kohë, Aleksandar Vuçiq ka kundërshtuar dorëzimin e Milan Radoiçiqit te autoritetet e Kosovës.

të fundit

Ke miq kryeministrat tanë, por jo shqiptarët! Rama përplaset me gazetarin shqiptar në Maqedoninë e Veriut: Çfarë je ti, protestues?

Kryeministri Edi Rama është përplasur me një gazetar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili e pyeti për marrëdhëniet e…

5 minutes ago

Haxhiu përshëndet Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, pasuria që na lidh të gjithëve

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke kujtuar rëndësinë e Kongresit…

10 minutes ago

Droni rus shemb ndërtesën 5-katëshe në Kiev, kërkime intensive për 14 persona nën gërmadha

Të paktën 14 persona kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e një ndërtese banimi të goditur nga një dron rus…

11 minutes ago

Starton java e 11-të e Kategorisë së Parë, fokusi te Pogradeci (VIDEO)

Kanë nisur pjesët e para të tre ndeshjeve të fundit që përmbyllin javën e 11-të të Kategorisë së Parë [...]Read…

18 minutes ago

Fillon ndeshja mes Vorës dhe Tiranës, topi i parë vihet në lëvizje (VIDEO)

Vora dhe Tirana VORA 0-0 TIRANA“Abissnet Superiore”: Java 12Stadiumi: “FK Vora”Arbitër: Juxhin Xhaja FORMACIONET ZYRTARE: VORA: Harizaj; Zuna, Shiba, Karrica, Clemente, Kashari,…

24 minutes ago

Apel i mjekëve për vaksinim kundër HPV-së, në Maqedoni rasti më i ri me kancer të qafës së mitrës është 18 vjeç

Kanceri i qafës së mitrës po prek edhe moshat gjithnjë e më të reja. Në Maqedoni, pacientja më e re…

29 minutes ago