Categories: kosovë

FAZ: Qasja e studentëve serbë ndaj Kosovës rrezikon ta izolojë Serbinë

Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet e mbajtura më 25 tetor në Serbi u përshëndet me entuziazëm në shumë kryeqytete evropiane. Megjithatë, gazeta me ndikim gjerman “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) paralajmëron se qëndrimi i fituesve për Kosovën mund ta çojë Serbinë në izolim.

Analizën e ka hartuar Michael Martens, korrespondent i FAZ-it për Ballkanin, i cili i paraqiti pikat kryesore edhe në tetë postime në rrjetin X.

Të lidhura

None found

Programi i lëvizjes studentore nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Sipas interpretimit të Martensit, ai mund të mos e njohë as shtetësinë e saj: Kosovën e quan “e ashtuquajtura Republikë”, ndërsa institucionet e saj i përshkruan si të përkohshme.

Lëvizja kërkon që zyrtarët që zbatuan marrëveshjet e arritura me Prishtinën më 2023, me ndërmjetësimin e BE-së, të ndiqen penalisht. Lista Studentore i vlerëson këto marrëveshje si antikushtetuese.

Martens ngre gjithashtu pyetjen nëse synimi është transferimi në Prishtinë i universitetit serb që ndodhet në Mitrovicën e Veriut, pa u konsultuar institucionet e Kosovës.

Në politikën e jashtme, programi kundërshton vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe parashikon forcimin e mëtejshëm të lidhjeve strategjike me Kinën.

Martens vëren se te studentët shfaqet nacionalizmi i trashëguar nga 12 vitet e qeverisjes së Aleksandar Vuçiqit. Ata morën pjesë në tubimet e organizuara për përvjetorin e Betejës së Kosovës, por nuk reaguan në përvjetorin e gjenocidit të Srebrenicës.

Gazetari gjerman pranon se programet zgjedhore nuk janë domosdoshmërisht detyruese dhe se lëvizja mund të ndjekë një qasje më pragmatike pasi të vijë në pushtet. Por, nëse programi zbatohet, paralajmëron ai, Kroacia, Mali i Zi, Kosova dhe zonat me shumicë boshnjake në Bosnjë e Hercegovinë mund të bashkërendojnë veprimet kundër Beogradit. Sipas Martensit, kjo do ta izolonte Serbinë, në vend që ta çlironte. Ai shton se vendosja sërish e kontrollit serb mbi Kosovën do të kërkonte një luftë që Serbia do ta humbiste.

Analiza publikohet ndërsa Uashingtoni dhe Brukseli po u bëjnë thirrje fituesve të krijojnë qeverinë pa vonesa. Një grup senatorësh amerikanë nga të dyja partitë deklaroi se SHBA-ja vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Ndërkaq, Ilija Sërdanoviq, udhëheqësi i Listës Studentore, ka thënë se qeveria e re do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara gjatë qeverisjes së Vuçiqit dhe do ta vazhdojë dialogun.

Institucionet e Kosovës ende nuk kanë reaguar lidhur me programin e fituesve në Serbi.

të fundit

Braçe opposes Veliaj over Zhaneta Beqiri’s dismissal and seeks reversal of decision signed from jail

Deputeti socialist Erion Braçe ka dalë kundër kryebashkiakut Erion Veliaj për vendimin e shkarkimit të Zhaneta Beqirit, drejtoreshës së çerdheve…

6 minutes ago

Details from stabbing in Korçë, 30-year-old injured during street conflict

Policia ka dhënë informacionet e para për plagosjen e 30-vjeçarit Anxhelo Brisku në fshatin Neviçisht të Korçës. Sipas njoftimit zyrtar,…

7 minutes ago

Knife attack in Korça, injured person rushed to hospital

Një person është plagosur me thikë në qytetin e Korçës. I lënduari është transportuar drejt spitalit të qytetit, ku po…

7 minutes ago

Harsh reaction of the Student Parliament of the University of Prishtina to rector Hajrullahu: they seek a new meeting with the Governing Council, not excuses

Një ditë para protestë së paralajmëruar, Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka dalë me reagim të ashpër pas komunikatës…

7 minutes ago

EPP expected to vote on suspension of Vučić’s SNS over accusations of destabilizing Kosovo and the region

Ka marrë kohë të gjatë, por tani duket se Partia Popullore Evropiane (EVP) më në fund është drejt një vendimi.…

7 minutes ago

Ministry of Finance launches fourth issuance of citizen bonds, experts seek clarity on use of funds

Pas tri emetimeve të mëparshme Ministria e Financave lëshohet ofertë e re për qytetarët. Kësaj radhe, shteti synon të marrë…

8 minutes ago