Ledri i organizoi surprizë, Sara ndan pamjet nga super festa (FOTO LAJM)

Para tre ditësh, partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha festoi ditëlindjen. Ishte reperi që i organizoi një surprizë, ku kishte ftuar të gjithë miqtë dhe mikeshat e saj.

Mirëpo, vetëm pak minuta më parë, Sara ka ndarë disa foto nga ky moment shumë i bukur për të.

Ndër të tjera, ajo shihet në një prej fotove duke kërcyer, në një tjetër pranë Ledri, ndërsa tek të tjerat me buzëqeshjen që e karakterizon.

“Kurrë mos u rrit”, ishte edhe mesazhi që Hoxha ka dhënë krahas pamjeve festive.


Shtuar 23.06.2021 09:07