LDK mandaton Abdixhikun për dialog me LVV-në, Haziri paraqet tri kushtet e bashkëpunimit

Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë autorizuar kryetarin Lumir Abdixhiku që të angazhohet në bisedime për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, duke sqaruar se arritja e një marrëveshjeje do të jetë e mundur vetëm mbi tri parime themelore.

Të lidhura

None found

Në një deklaratë për mediat, Haziri tha se kërkesa e bashkëpatriotëve u përmbyll sot në një frymë paqësore dhe miqësore. Sipas tij, delegatët i kërkuan gjithashtu Abdixhikut të angazhohet për bashkëpunim me LVV-në, ndonëse rezultati i këtij procesi nuk varet vetëm nga LDK-ja.

Haziri shpjegoi se parimi i parë është arritja e një marrëveshjeje për të gjitha çështjet ose, në të kundërtën, të mos ketë fare marrëveshje. Si parim të dytë ai renditi agjendën shtetërore, politikat sektoriale, programet qeverisëse dhe interesin e Republikës. Ai theksoi se Kosova përballet me një agjendë të rëndë dhe se gjatë dy vjetëve e gjysmë të fundit në vend nuk është punuar dhe nuk është trajtuar asnjë proces apo situatë.

Parimi i tretë, sipas Hazirit, lidhet me shpërndarjen e përgjegjësive në përputhje me dy kriteret e para. Ai deklaroi se secila palë duhet të marrë role dhe përgjegjësi të përcaktuara përmes një marrëveshjeje bashkëpunimi, ndërsa në të kundërtën LDK-ja shkakton procese.

Nënkryetari i LDK-së sqaroi se ndarja e përgjegjësive do të dakordohet vetëm pasi palët të arrijnë pajtim për të gjitha çështjet. Pas kësaj, LDK-ja do t’i përshtatë edhe emrat.

Duke folur për rolin e partisë së tij, Haziri tha se kjo nuk ka të bëjë vetëm me presidentin, pasi asnjë proces i madh në Kosovë nuk nis dhe nuk përmbyllet pa LDK-në. Sipas tij, kjo dëshmohet sonte dhe do të dëshmohet edhe nesër.

Ai shtoi se si partia e parë, ashtu edhe partitë e tjera, e kanë provuar bashkëpunimin me LDK-në. Haziri tha se ato kanë punuar e bashkëpunuar vetëm me këtë parti dhe se të gjitha kërkojnë partneritet me të. Ai kërkoi që gatishmëria e LDK-së të mos shihet si dobësi, duke nënvizuar se për këtë subjekt politik bashkëpunimi përbën vlerë, por nuk është domosdoshmëri. Nëse nuk arrihet bashkëpunim në proces, sipas tij, atëherë palëve të tjera “për urime iu qoftë”.


Shtuar 30.07.2026 23:46

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetparkwgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort