Kurti uron Kurban Bajramin në Kosovë: Qytetarët të ndajnë kohë për dashuri e mirësjellje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës për të uruar festën e Kurban Bajramit. Ai deklaroi se si komb duhet të qëndrojnë bashkë e ta ndihmojmë njëri-tjetrin.

“Ja uroj Kurban Bajramin të gjithë qytetarëve dhe besimtarëve, qytetarëve të vendit tonë, shqiptarëve e kudo që janë sepse kjo festë na përkujtojnë edhe rëndësinë e sakrificës, por mbi të gjitha rëndësinë e gatishmërinë për sakrificë sepse nga gatishmëria për sakrificë buron sinqeriteti, marrëdhëniet e mira ndër njerëzore dhe mirësia e solidariteti.

Kurban Bajrami është festë në të cilën i ndajmë me të afërmit, miqtë, fqinjët edhe me ata që janë të varfët e nevojtarë e paralelisht me këtë ndajmë edhe kohë dhe dashuri, mirësjellje e dashamirësi me të gjithë qytetarët sepse në shoqëri e komb, duhet të jemi bashkë e ta ndihmojmë me krejt çka dimë e mundemi njëri-tjetrin”, tha ai.


Shtuar 16.06.2024 12:30

Tags: ,